BE-ja 'pikturoi' mesazhe për eko-lëvizshmëri dhe mënyrë të shëndetshme të jetesës në Qendrën e Transportit të Shkupit

30.09.2020

Delegacioni i BE-së i ndihmoi Qytetit të Shkupit në kthimin e një cepi të qendrës së tij të transportit në një parkim urban biçikletash, duke iu përgjigjur kështu nevojave të çiklistëve, që është vazhdimisht në rritje veçanërisht në rrethanat aktuale të Covid-19. Murali i financuar nga BE-ja i jep një pamje të veçantë urbane këtij vendi dhe dërgon mesazh për lëvizshmëri më të mirë, aktivitet sportiv dhe stil të shëndetshëm të jetës.

 

Veloshtad (kombinim nga velo = biçikletë dhe ploshtad = shesh) është emri i parkingut për biçikleta i përuruar më 29 shtator në kuadër të Qendrës së Transportit në Shkup. Ky vend synon të përmbushë nevojat praktike të biçiklistëve, kryesisht sa i përket parkimit dhe servisimit, pasi ata frekuentojnë Qendrën, e cila përfshin hekurudhën e Shkupit dhe stacionin kryesor të autobusëve.

Përurimi i Veloshtad zëvendësoi shënimin e Ditës pa Makina pasi parada tradicionale e biçikletave nuk mund të mbahej këtë vit për shkak të Covid-19. Ngjarja bashkoi Javën Evropiane të Lëvizjes dhe Javën Evropiane të Sporteve, parullat e të cilave këtë vit janë 'Lëvizshmëria me emisione zero për të gjithë' dhe 'Bëhu Aktiv'.

Delegacioni i BE-së i dha ‘dorën e fundit’ projektit (mbështetur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ), duke financuar një mural,  vepër e tre artistëve të diplomuar: Sanja Simoska, Sali Ertunc dhe Brankica Jordankovska.

https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1310941281657540613

Ambasadori Dejvid Gir deklaroi se murali është vetëm një pjesë e vogël e ndihmës përndryshe të konsiderueshme që BE-ja ia jep Maqedonisë së Veriut në fushën e mjedisit.

'Çiklizmi dhe ecja janë mënyra të thjeshta praktike që mund të na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe në formë, si dhe të japin një kontribut në arritjen e synimit ambicioz të BE-së për një kontinent neutral nga karboni deri në vitin 2050. Numri i çiklistëve në Shkup është rritur në mënyrë mbresëlënëse gjatë kohës së koronës. Por, disa pjesë të qytetit akoma nuk kanë infrastrukturën e duhur. Unë ndaj shpresën e çiklistëve të Shkupit se kjo do të ndryshojë së shpejti ', tha Ambasadori.

https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1310939765680865281