Vizat

Që nga viti 2009, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë pasaporta biometrikë mund të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së pa viza deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore. 

Për njerëzit që synojnë të punojnë gjatë një qëndrimi të shkurtër ose që duan të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë, kërkohen të dyja vizat dhe lejet e punës. 

Erasmus+

Erasmus+ është Programi i Bashkimit Evropian për arsim, trajnim, rini dhe sport. Ai u ofron studentëve, mësuesve, çirakëve dhe sipërmarrësve mundësinë për të studiuar, punuar dhe për të bërë punë praktike dhe shkëmbime në Evropë. 

Në Erasmus+, Maqedonia e Veriut është në një bazë të barabartë me Shtetet Anëtare të BE-së. 

Programi i Erasmus, që mbulon periudhën 2021-2027, ka një buxhet prej €26.2 miliard, krahasuar me 14.7 miliard  € për vitet 2014-2020. Kjo do të plotësohet me rreth 2.2 miliard  € nga instrumentet e jashtme të BE-së. 

Me këtë buxhet të rritur, Erasmus+ do të jetë më inkluziv, më digjital, dhe më i gjelbërt. Gjithashtu do të përfshijë ZbuloniBE (DiscoverEU) që ofron 18 vjeçarëve mundësinë që të marrin lejen evropiane për udhëtim me tren, të mësojnë nga kulturat tjera dhe të takojnë kolegët evropian. 

Shtëpitë e Evropës dhe Rrjeti i Informacionit i BE-së

Shtëpia e Evropës (ish Info Qendra e BE-së) ishte themeluar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shtëpia e parë e Evropës ishte hapur në Shkup në 4 Nëntor të vitit 2018 si një hapësirë ku personat e rinj mund të takohen, shoqërohen dhe të rrjetëzohen, dhe kështu të nxisin inovacionin, debatin, bashkëpunimin, dhe mendimin kritik – duke promovuar vlerat e BE-së. Dy shtëpitë e tjera të Evropës ishin hapur në vitin 2021 – një në Kriva Pallanka (18 Shkurt) dhe një në Strumicë (20 Shkurt), duke u mundësuar sipërmarrësve të rinj, inovatorëve, dhe krijuesve që të takohen dhe të vijnë me ide të reja edhe në nivel lokal.  

Kontaktet 

Adresa: Shën Kiril dhe Metodi 52B, 1000 Shkup 
Marshall Tito 230, 1330 Kriva Pallankë 
Blagoj Mucheto bb, 2400 Strumicë 
Telefoni/ Telefaksi: (+389 2) 3296363 
E-mail: euinfo@euhouse.mk

Rrjeti i Informacionit i BE-së gjithashtu përbëhet nga Pikët e Informacionit të BE-së, që ekzistojnë në dhjetë qytete të tjera në shtet, dhe nga tre Qendra të informacionit të BE-së të lokalizuara në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir.