Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës/Këshillin Prokurorial të Kosovës
Katalogun e Rekomandimeve
Projekti “Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës / Këshillin Prokurorial të Kosovës” ka qenë në vitin e tretë të implementimit kur është përgatitur versioni i parë i Katalogut të Rekomandimeve, që më pas të diskutuar dhe miratuar nga KGJK dhe KPK dhe u është shpërndare të gjithë akterëve në Korrik 2014.
Kjo ka qenë koha më e përshtatshme për të gjetur një balance adekuat dhe për të konstatuar se çka është arritur nga ana e Projektit dhe çka duhet të adresohet ende.
Në tetor 2014 Projekti është zgjatur edhe për 18 muaj, dhe në këtë kohë janë shtuar aktivitete të reja në Planin e Punës së Projektit.
Në kohën e hartimit të këtij raporti, Projekti është në përfundim të fazës së dytë të implementimit (Tetor 2014 – Prill 2016), dhe versioni i parë i Katalogut të Rekomandimeve është rishqyrtuar dhe ndryshuar për të pasqyruar shkallën e implementimit të rekomandimeve. Në këtë mënyrë, Projekti i siguron KGJK dhe KPK një version të ndryshuar të Katalogut që përmban një shtyllë të re “Komentet Përfundimtare – Shkurt 2016”. Versioni i përditësuar i Katalogut ka për qëllim të identifikojë statusin aktual të implementimit të secilit rekomandim, duke mbështetur kështu punën e Këshillit në zbatimin e aktiviteteve të mëtutjeshme sipas rekomandimeve.
Lexo raportin: Catalogue of reccomendations_sq.pdf
Përmbledhje e raportit përfundimtar të projektit të BE-së "Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës" support_to_kjc-kpc_sq.pdf