Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ambasadori Rokas ka një përvojë tridhjetë vjeçare në fushën e punëve të jashtme, pasi iu bashkangjit Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëdhëniet e Jashtme të Komisionit Europian në vitin 1994.

Ndër tjerash, Ai ka qenë Ambasador i Bashkimit Europian në Malajzi, i Ngarkuari me Punë dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Zelandën e Re, Sekretari i Parë i Zyrës së Komisionit Europian në Hong Kong dhe Macao, Shef i Divizionit të Mbështetjes së Delegacioneve në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) si dhe Zëvendës dhe Shef i Divizionit të Kinës, Hong Kongut, Makaos, Tajvanit dhe Mongolisë në EEAS.

Ambasadori Rokas ka kryer studimet bachelor në Ekonomi dhe ka diplomë pasuniversitare në Ekonomi europiane.

Ai flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe greqisht.

  • Image
    Michalis Rokas

    Ambasadori Michalis Rokas

    Copyright: EU Delegation

Mesazhi përshëndetës

I nderuar Vizitor,

Mirësevjen në faqen tonë të internetit!

Shpresojmë se do t'ju ofrojë informacione të dobishme në lidhje me Bashkimin Europian dhe marrëdhëniet e shumta me vendin tuaj, si dhe rolin global të Bashkimit Europian.

Këtu do të gjeni informacion në lidhje me procesin e zgjerimit, pas vendimit të Bashkimit Europian të datës 19 korrik 2022 për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, institucionet europiane dhe autoritetet përfunduan "procesin e skriningut", duke përcaktuar situatën dhe rrugën përpara për përafrimin e legjislacionit. Negociatat do të vazhdojnë me hapjen e klasterit të çështjeve themelore pasi Maqedonia e Veriut të ketë përmbushur kërkesat e dakorduara në Kornizën negociuese.

Në këtë faqe interneti do të gjeni gjithashtu informacione specifike mbi ndihmën e BE-së dhe do të shihni se çfarë e bën BE-në donatorin më të madh dhe partnerin kryesor tregtar të vendit. Përveç Instrumentit të kahmotshëm për Ndihmë  Para-Anëtarësimit (IPA), Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe për Maqedoninë e Veriut për të përshpejtuar reformat thelbësore, duke përmirësuar kështu jetën e qytetarëve dhe duke përparuar në rrugën e saj drejt BE-së. Do të gjeni gjithashtu informacion mbi projektet specifike të financuara nga BE-ja dhe se si ato bëjnë një ndryshim për qytetarët.

Kjo faqe interneti gjithashtu do t'ju përditësojë me informata në lidhje me punën tonë për të komunikuar me qytetarët dhe bashkësitë lokale – qoftë përmes kontakteve të drejtpërdrejta nga unë dhe kolegët e mi në Delegacion ose përmes rrjetit tonë të Europe House. Për këto aktivitete, ju ftoj të na ndiqni në rrjetet tona sociale në: X, Facebook dhe Instagram. Ju lutemi mos hezitoni të komunikoni me ne – sepse mendimi juaj është i mirëpritur.

Michalis Rokas, Ambasador

Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut