Thirrje e Hapur për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative
Për këtë aplikim duhet të propozohen artikuj investigativë të publikuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, dhe të lidhura me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Fondi i çmimeve për Maqedoninë e Veriut për vitin 2019 (për prodhime gazetareske të publikuara në vitin 2018) është 10,000 euro. Çmimi i parë do të jetë 5,000 euro, i dyti 3,000 euro, dhe i treti do të jetë 2,000 euro.
Individët ose grupet e gazetarëve kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, media online, radio dhe TV) të publikuara apo transmetuara në mediat e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, shqipe, të minoriteteve ose në ndonjë tjetër gjuhë ndërkombëtare.
Artikujt e dorëzuar për aplikim duhet të jenë shfaqur në media të shtypura, online, radio apo TV gjatë vitit kalendarik 2018.
Afati i fundit për të dërguar aplikimet është 17 korrik, 2019.