Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë Federika Mogerini, në emër të Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, 17 maj 2019
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e patundur për promovim dhe mbrojtje të të drejtave të personave lezbik, homoseksuel, biseksuel, transgjinorë dhe interseks (LGBTI).
Në mbarë botën, vlerat kulturore, tradicionale ose fetare vazhdojnë të përdoren me qëllim që të arsyetojnë persekutimin, diskriminimin, ngacmimin dhe keqtrajtimin e rëndë kundër personave LGBTI, që shpesh përfshijnë krime të urrejtjes dhe forma ekstreme të dhunës, përfshirë torturë dhe vrasje.
Në 72 vende, ligjet për orientim seksual vazhdojnë të kriminalizojnë aktet seksuale të gjinisë së njejtë, kurse në vende tjera ligjet nuk ofrojnë nivelin e duhur të mbrojtjes, duke lejuar forma të ndryshme të diskriminimit të ndodhin në baza ditore në të gjitha sferat e jetës së LGBTI personave. BE-ja fuqishëm thekson edhe një herë se diskriminimi kundër LGBTI personave shkel mbi parimet themelore të të drejtave të njeriut që mbrohen nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut.
BE-ja vazhdon luftën kundër pandëshkueshmërisë për vepra të diskriminimit dhe dhunës kundër LGBTI personave brenda dhe jashtë teritorit të saj. Në këtë kontekst, Komisioni publikoi "Listën e aktiviteteve për avancim të LGBTI barazisë" që do të zbatohet nga Komisioni mes 2016 dhe 2019, dhe përfshin aktivitete në fusha të ndryshme të rëndësishme të politikave, duke nisur prej mos-diskriminimit, arsimit, punësimit, shëndetësisë, lëvizjes së lirë, azilit, gjuhës së urrejtjes/ krimeve të urrejtjes, deri tek zgjerimi dhe politikat e jashtme.
Nëpërmjet shërbimit të jashtëm, BE-ja mirëmban dialog të rregullt politik me vende të treta dhe përkrah organizata të shoqatave qytetare nëpërmjet ndihmës financiare të synuar. Prej vitit 2016, BE-ja ka përkrahur 16 projekte të zbatuara nga shoqatat qytetare në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore në vlerë prej 5.2 milionë euro. Në vitin 2018 BE-ja hapi një thirrje të posaçme për propozime në vlerë prej 10 milionë euro për përpërkrahje të LGBTI organizatave në mbarë botën. Veç kësaj, ditëve të fundit u miratuan Udhëzimet e BE-së mbi të Drejtat e Njeriut për Mosdiskriminim, që edhe më shumë përforcon Udhëzimet Ekzistuese të BE-së për promovim dhe mbrojtje të gëzimit të të gjitha drejtave të njeriut nga LGBTI personat.
Numër i madh i mbrojtësve të të drejtave të LGBTI personave, të cilët punojnë në sfidimin e padrejtësive dhe që ju japin zë atyre që vuajnë nga shtypjet dhe diskrimini, rregullisht ballafaqohen me sulme në Evropë dhe në shumë vende tjera të botës. Andaj, prej nëntor të vitit 2018, BE-ja, nëpërmjet Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, përkrah Mbrojtësit e LGBTI të Drejtave të Njeriut dh organizatat e tyre që janë aktive në vendet ku LGBTI personat janë nën rrezik më të madh nga diskriminimi.
BE-ja, së bashku me Shtetet e veta Anëtare, do të vazhdon të përkrah punën thelbësore të këtyre avokatëve dhe nuk do të ndalon derisa të gjithë LGBTI personat të mund të jetojnë të lirë dhe të sigurtë.