THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Deklaratë nga Zyra e BE/PPBE dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë

12.01.2018
Teaser

Deklaratë nga Zyra e BE-së /Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë

Main Image
Text

Më 22 dhjetor 2017, 43 deputetë të Kuvendit morën iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të Specializuar.

Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj.

Në vitin 2014, Kosova u angazhua me BE-në për krijimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të  ligjit. Si rezultat, BE-ja e mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikojë punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

Prandaj, BE-ja inkurajon nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë. BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme.

BE-ja e mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian.

Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë. Lidershipi i Kosovës duhet ta mbajë Kosovën qartësisht të përqëndruar në axhendën evropiane, që i përket rajont të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me dëshirat dhe pritjet e popullit të Kosovës.

Post category
Voices and views
Editorial sections
Kosovo*