THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Mogherini: Viti 2018 një mundësi unike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi

15.11.2017
Teaser

Këshilli i Stabilizimit dhe Asociimit vuri në dukje angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj agjendës së reformave dhe theksoi se bashkë me përparësitë e tjera kyçe reforma gjyqësore mbetet thelbësore në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe mund të jetë transformuese për reforma të tjera.

Main Image
Text

"Ne kemi konfirmuar angazhimin tonë të qartë dhe të fortë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe kemi rënë dakord për rëndësinë e agjendës së reformës që Shqipëria po e ngre me vendosmëri", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini pas Këshillit të 9-të të Stabilizimit dhe Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, që ajo e kryesoi sot së bashku me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Mogherini vlerësoi reformën gjyqësore si një nga reformat më të rëndësishme në vazhdim në vendet e zgjerimit. "Ne besojmë se kjo do të kontribuonte në aspekte pozitive në fusha të tjera, në veçanti për krijimin e një mjedisi më të parashikueshëm dhe më transparent për biznesin dhe investitorët", vuri në dukje ajo, duke pranuar se kishte hapësirë ​​për t’i çuar marrëdhëniet ekonomike mes BE-së dhe Shqipërisë në potencialin e tyre të plotë.

Këshilli njohu gjithashtu rolin e Shqipërisë në rajon si një partnere pro-aktive dhe konstruktive. "Është diçka që ne e çmojmë dhe e vlerësojmë jashtëzakonisht, ashtu siç vlerësojmë konvergjencën e plotë të politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë midis Shqipërisë dhe BE-së. Kjo është 100% e përafruar dhe mjaft unike, reflekton vizionin tonë të përbashkët për botën dhe rajonin tonë, si dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për të punuar së bashku", tha Mogherini.

Duke folur edhe për rajonin, Përfaqësuesja e Lartë deklaroi se viti 2018 do të ofrojë një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor. "BE-ja si një e tërë e ka përforcuar ndjeshëm angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe nëpërmjet angazhimit të qartë të shprehur nga Këshilli Evropian në pranverë, si dhe me fjalimin e Presidentit Juncker mbi Bashkimin Evropian në shtator, duke ofruar perspektivën e integrimit në BE për të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Duke u bazuar në këtë, viti 2018 do të jetë një dritare unike e mundësisë për të bërë përpara konkretisht në rrugën e integrimit në BE dhe për ta bërë këtë proces të pakthyeshëm".

Mogherini këtë javë do të kryesojë gjithashtu Këshillat e Stabilizimit dhe Asociimit me Serbinë (16 nëntor) dhe Kosovën (17 nëntor).

Topics
EU enlargement
EU enlargement
Editorial sections
Western Balkans
Albania
EU enlargement
EEAS