Mbrojtja konsullore për qytetarët e BE-së

Çka përfshinë kjo e drejtë themelore e BE-së për qytetarët e BE-së? 

Mbrojtja konsullore është ndihma e ofruar nga një shtet për qytetarët e vet që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit nëse kanë nevojë për ndihmë. Në mënyrë tipike, mbrojtja konsullore mund të jepet në rast të: 

  • Nevojës për dokumente urgjente udhëtimi.
  • Ndonjë aksidenti të rëndë ose sëmundje serioze.
  • Ndihmës dhe riatdhesimit në rast emergjence.
  • Bërjes viktimë e krimit.
  • Arrestimit ose ndalimit.
  • Vdekjes. 

Përgjegjësia për të ofruar mbrojtje konsullore për qytetarët e BE-së mbahet nga shtetet anëtare të BE-së

Megjithatë, jo çdo shtet anëtar i BE-së ka ambasada apo konsullata në çdo shtet të botës. Kjo do të thotë se disa qytetarë të BE-së janë ‘të papërfaqësuar’, pa ambasadë ose konsullatë nga shteti i tyre anëtar të pranishme, ose pa ambasadë, konsullatë ose konsull nderi efektivisht në gjendje për të ofruar mbrojtje konsullore në ndonjë rast të caktuar. Pra, çka ndodhë nëse ata kanë nevojë për asistencë? 

Qytetarët 'e papërfaqësuar' të BE-së kanë të drejtë që të kërkojnë ndihmë nga ambasada ose konsullata e çdo shteti tjetër anëtar të BE-së. Shteti tjetër anëtar i BE-së duhet të ndihmojë qytetarët e BE-së ‘të papërfaqësuar’ nën të njëjtat kushte si shtetasit e tyre. 

Kjo është një nga të drejtat themelore të qytetarëve të BE-së. Kjo siguron një dimension të jashtëm të konceptit të shtetësisë së Bashkimit dhe forcon identitetin e Bashkimit në shtetet e treta. E drejta është mishëruar në Nenin 20(2)(c) dhe Nenin 23 të Traktatit për Funksionimin e BE, dhe në Nenin 46 të Kartës së BE për të Drejtat Themelore. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e ndonjë krize konsullore. Në kontekstin e BE-së, krizë konsullore është kur jeta, shëndeti ose siguria e një numri të madh të qytetarëve të BE-së janë në rrezik. 

Ky mund të ndodhë për shkak të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti të madh, ose për shkak të paqëndrueshmërisë politike në rritje.  

Si po e lehtëson BE-ja aplikimin e saj? 

Për ta lehtësuar ushtrimin e kësaj të drejte, Këshilli e miratoi Direktivën 2015/637, 'Direktiva për Mbrojtjen Konsullore’, në prill 2015. Direktiva për Mbrojtjen Konsullore synon bashkëpunim, koordinim dhe solidaritet më të madh ndërmjet autoriteteve konsullore. 

Për shembull, Direktiva sqaron kur dhe si qytetarët e BE-së jashtë vendit kanë të drejtë që të kërkojnë asistencë, për ta dhe familjet e tyre, nga ambasadat apo konsullatat e shteteve të tjera anëtare të BE-së. Ajo gjithashtu përshkruan se si Shtetet Anëtare të BE-së duhet ta koordinojnë asistencën e tyre. 

Veçanërisht, Direktiva njeh dhe përmirëson plotësisht rolin e EEAS dhe delegacioneve të BE-së. Delegacionet e BE-së duhet të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë ngushtë me ambasadat dhe konsullatat e Shteteve Anëtare të BE-së për të kontribuuar në koordinimin lokal dhe të krizës

Këshilli gjithashtu e miratoi Direktivën për një dokument udhëtimi emergjent të BE-së në qershor 2019. Ai përcakton rregulla shtesë nga ato të përcaktuara në Direktivën e Mbrojtjes Konsullore, për shembull duke lehtësuar lëshimin e Dokumentit të Udhëtimit Emergjent të BE-së të modernizuar dhe të sigurt çdo qytetari të papërfaqësuar, të cilit i është humbur, vjedhur ose shkatërruar pasaporta ose dokumenti i udhëtimit, ose ai dokument nuk mund të merret brenda një kohe të arsyeshme. Kjo direktivë ka hyrë në fuqi por është ende e pa-aplikueshme

Direktiva e Mbrojtjes Konsullore do të shqyrtohet gjatë vitit 2022. 

Çka do të thotë kjo në praktikë? 

Dëshironi të dini se si koordinimi dhe bashkëpunimi për çështjet konsullore ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe BE-së mund të ketë impakt në jetën e qytetarëve të BE-së? Këtu janë tre shembuj. 

Në vitin 2019, sulmet vdekjeprurëse në Sri Lanka të dielën e Pashkëve vranë më shumë se 250 persona dhe lanë më shumë se 500 të plagosur. 

Si pjesë e reagimit të koordinuar, BE-ja dhe Shtetet Anëtare të BE-së bashkuan forcat për ta krijuar një Desk Ndihme të BE-së në aeroportin Colombo. Desku i Ndihmës asistoi qytetarët e BE-së me një sërë çështjesh, si dokumente udhëtimi ose udhëzime për fluturimet e kthimit. 

Kampionati Evropian i Futbollit UEFA (Euro 2020) u organizua nga 11 shtete të ndryshme, nga të cilat tre (Azerbajxhani, Rusia dhe Britania e Madhe) ishin jashtë BE-së dhe në një kohë kur kufizimet për COVID-19 ende ishin në fuqi. 

Aty ku kërkohej, Delegacionet e BE-së u angazhuan me autoritetet lokale në emër të shteteve anëtare të BE-së për të marrë detaje mbi masat e COVID-19. 

Kjo mundësoi informimin më të mirë të përkrahësve të BE-së që ndiqnin lojërat në Baku, Glasgow, Londër ose Shën Petersburg. Një angazhim i tillë shërbeu edhe për të ngritur shqetësime të mundshme konsullore, të tilla si kufizimet në shkallë të gjerë të lëvizshmërisë për tifozët e BE-së, duke parandaluar rastet kur mund të nevojitet asistenca konsullore. 

Kufizimet e papritura të lëvizshmërisë pas shpërthimit të Pandemisë Covid-19 lanë më shumë se 600,000 qytetarë të BE-së të bllokuar jashtë shtetit në fillim të vitit 2020. 

Në një ushtrim unik, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare të BE-së bashkuan forcat për ta organizuar riatdhesimin. EEAS kishte një rol kyç në këtë punë, duke i përkrahur Shtetet Anëtare në asistencën e tyre konsullore për qytetarët e BE-së përmes rrjetit të Korrespondentëve Konsullorë në Delegacionet e BE-së. 

Për më shumë informata mbi ushtrimin e riatdhesimit, vizitoni këtë faqe

Për ta parë çmimin për Administrimit të Mirë që iu dha EEAS dhe Komisionit për punën për t’i sjellë qytetarët e BE-së në shtëpi, shih këtu.  

Çka mund të bëjnë qytetarët e BE-së për të ndihmuar? 

Qytetarët e BE-së mund të ndërmarrin hapa të thjeshtë për ta bërë mbrojtjen konsullore më efektive: 

  • T’i ndjekin këshillat për udhëtime të lëshuara nga Ministria e Jashtme e Shtetit Anëtar të tyre. 
  • Të vizitojnë uebsajtin e Delegacionit të BE-së për informata mbi Praninë e shteteve anëtare të BE-së në vend. 
  • Të regjistrohen me ambasadën ose konsullatën e tyre dhe/ose përmes platformave të dedikuara për tëa sinjalizuar praninë tuaj jashtë vendit. 

Vizat Shengen

Viza 

Cilat janë kategoritë e vizës Shengen? 

Viza për qëndrim të shkurtër (Tipi “C”). Kjo vizë lëshohet për një, dy ose disa vizita. Periudha e vlefshmërisë së saj ndryshon. Lejon qëndrime që nuk kalojnë tre muaj gjatë periudhës gjashtëmujore. 

Vizë për tranzit në aeroport (Tipi “A”). Kjo vizë kërkohet për shtetasit e disa shteteve të treta që fluturojnë drejt një shteti tjetër të tretë, por që bëjnë ndalesë ose transferim në një aeroport të një shteti Shengen. Gjatë këtij transferimi ose ndalimi, personat në fjalë duhet të qëndrojnë në zonën e transitit ndërkombëtar të aeroportit pa hyrë në territorin e shtetit Shengen në fjalë. 

Ku mund të aplikoj? 

Nëse keni ndërmend të udhëtoni drejt një shteti Shengen, konsullata e atij shteti duhet të merret me aplikacionin tuaj. 

Nëse keni ndërmend të udhëtoni në më shumë se një shtet Shengen, aplikacioni duhet të trajtohet nga Konsullata e destinacionit kryesor. Destinacioni kryesor kuptohet si destinacioni ku keni ndërmend të kaloni kohën më të gjatë ose ku realizohet qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj. 

Shembuj praktik: 

Nëse dëshironi të udhëtoni nëpër shtetet e Shengenit për tre javë, duke kaluar dy javë në Gjermani dhe një në Francë, duhet të aplikoni për vizë Shengen në konsullatën gjermane. 

Nëse nuk mund ta definoni një “destinacion kryesor” të udhëtimit tuaj, duhet të aplikoni për vizë në Ambasadën/Konsullatën e shtetit Shengen në të cilën do të hyni së pari gjatë udhëtimit tuaj. 

Shtetet e mëposhtme të Shengenit mbledhin aplikacione dhe lëshojnë viza në Prishtinë: 

Austria, Franca, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Lihtenshtajni (përmes Ambasadës së Zvicrës), Danimarka, Islanda dhe Lituania (përmes Ambasadës së Norvegjisë), Estonia (përmes Zyrës Italiane të Aplikimit për Viza), Finlanda, Suedia, Sllovakia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia (përmes Ambasadës së Sllovenisë), Norvegjia, Sllovenia dhe Zvicra. 

Nëse shteti i destinacionit nuk është në listën e mësipërme, lutemi referojuni seksionit ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve Shengen’. 

Ku mund të udhëtoj me një vizë të lëshuar nga shtetet Shengen? 

Vizat e qëndrimit të shkurtër të lëshuara nga shtetet e mëposhtme të Shengenit në pasaportat e Kosovës ju mundësojnë që të udhëtoni në të gjitha shtetet e Shengenit, përveç Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë: 

Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Suedia dhe Zvicra. 

Vizat e qëndrimit të shkurtër që lëshohen nga Spanja, Sllovakia dhe Greqia kufizohen në territorin e Spanjës, Sllovakisë dhe Greqisë, respektivisht. 

Mund t'i referoheni shtetit Shengen të destinacionit (shih seksionin ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve të Shengenit’) për më shumë informata rreth procesit të aplikimit për Vizë Shengen. 

Sa zgjatë procedura e vendimmarrjes? 

Në parim, vendimi duhet të merret brenda 15 ditëve kalendarike pasi aplikacioni të konsiderohet i pranueshëm. Në raste individuale, afati mund të zgjatet deri në maksimum 30 ditë kalendarike. 

Mund t'i referoheni shtetit Shengen të destinacionit (shih seksionin ‘Detajet e kontaktit të përfaqësuesve konsullorë të shteteve të Shengenit’) për më shumë informata rreth procesit të lëshimit të vizës. 

Si do të njoftohem për refuzimin e vizës? 

Refuzimi i vizës si dhe arsyet mbi të cilat bazohet vendimi do të njoftohen. Keni të drejtë të ankoheni kundër vendimit negativ në përputhje me legjislacionin kombëtar të shtetit Shengen që e ka refuzuar kërkesën tuaj. Shteti Shengen në fjalë duhet t’ju tregojë për procedurat specifike për ankesë. 

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen

Ambasada e Austrisë në Prishtinë 

Ahmet Krasniqi 22, Dragodan I, 10000 Prishtinë 

Tel: +381 38 24 9284 

Faksi: +381 38 249 285 

Email: pristina-ob@bmeia.gv.a

Aplikacionet për vizë për Austri trajtohen nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë. 

Belgjika 

Zyra Belge në Prishtinë

Kuvendi i Bujanit, 23 A, 10000 Prishtinë, Kosovë 

Tel: + 383 38 518 918 

Faksi: +383 38 518 338 

Email: pristina@diplobel.fed.be

Shërbimet konsullore: E hënë – E premte: 09:00 - 12:00 dhe 14:00 – 16:00 

Shërbimet e imigracionit: 

Chaussée d'Anvers 59B Antwerpsesteenweg, B-1000 Brussels, 

Tel: +32 (0)2 793 80 00 

Faksi: +32 (0)2 274 66 91 

Email: helpdesk.dvzoe@dofi.fgov.be

Republika Çeke 

Ambasada e Republikës Çeke ndodhet në adresën e mëposhtme: 

3 PERISHA SAVELIKJ Street 

1000 Skopje 

tel.: +389 2 / 3109805, +389 2 / 3178945 

fax: +398 2 / 3178 380 

Email: Skopje@embassy.mzv.cz

 

Departamenti Konsullor i Ambasadës të Republikës Çeke (e autorizuar për të zgjidhur çështjet konsullore dhe agjendën e vizave). 

tel.: +389 2 / 3081200, +389 2 / 3081102 

Email: Consulate_Skopje@mzv.cz

Uebsajti: https://www.mzv.cz/skopje/

Danimarka 

Konsullata e Danimarkës në Shkup

Alkaloid A.D. Bul. A. Makedonski 12, 1000 Skopje, fYROM. 

Tel: +389 2 310 4067 

Faksi: +389 2 310 4064 

Email: dan.cons@alkaloid.com.mk

Orari i punës: E hënë – E Premte 09:00 – 11:00 

Aplikacionet për vizë për Danimarkë trajtohen nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë. 

Estonia 

Ambasada e Estonisë në Sofje

26/30 Bacho Kiro, 1000 Sofia, Bulgaria. 

Tel.: +359 2 937 9900 

Faksi: +359 2 937 9909 

Email: Embassy.Sofia@mfa.ee

Aplikacionet për vizë për Estoni trajtohen nga Zyra për aplikim për vizë e Italisë në Prishtinë. 

 

Finlanda 

Ambasada e Finlandës në Kosovë

Rruga Perandori Justinian Nr.111,

Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +386 43 737 000 

Faksi: +386 43 732 863 

E-mail: sanomat.pri@formin.fi 

Çështjet e lejes së qëndrimit: 

info.pri@formin.fi

Aplikacionet për vizë për Finlandë pranohen nga Zyra për aplikim për vizë në Prishtinë. 

Adresa: VFS Global, Rr. Pashko Vasa, nr.17 Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë 

Uebsajti: http://www.vfsglobal.com

E-mail: info.finkosovo@vfshelpline.co

Qendra e thirrjeve: +381 38 412 712 / +381 38 412 812 

Orari i punës: Hënë - Premte 09:00- 16:00 

Franca 

Ambasada e Francës në Prishtinë

Ismail Qemali 67, Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +381 38 224 588 00 

Faksi: +381 38 22 45 88 01 

Email: admin-etrangers.pristina-amba@diplomatie.gouv.fr

Orari i punës: E hënë – E premte: 09:00 – 17:30 

Aplikacionet për vizë për Francë trajtohen nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë. 

Gjermania 

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Rruga Azem Jashanica 17, Dragodan II, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +381 38 254 577 

Faksi: +381 38 254 536 

Email: info@pris.diplo.de 

Orari i punës dhe termini i seksionit të vizave: E hënë – E premte: 09:00 - 12:00. 

Greqia 

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë

Ismail Qemali 68 

Arberia/Dragodan II 10000 Prishtinë, Kosovë 

Tel: +381 38 247 370-2/243 013 

Faksi: +381 38 245 533 

Email: grpristina@mfa.gr

Orari i punës: Hënë gjer Premte 09:00 – 14:00. 

Hungaria 

Ambasada e Hungarisë në Kosovë

24 Maj nr 23, Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +381 38 247 763 

Faksi: +381 38 247 764 

Email: prs.missions@kum.h

Uebsajti: http://www.mfa.gov.hu

Zyra konsullore:

+381 38 248 004

consulate.prs@kum.hu

Orari i punës: E hënë, e mërkurë dhe e enjte: 08.30 – 13.00 Martë: 13.00 – 16.00

Islanda 

Konsullata e Islandës në Sofje

12, Slavyanska street, Sofia, Bulgaria Consul: Ms. Tzvetelina Borislavova-Karaguiozofa 

Tel.: + 359 (2) 939 9227 

Email: Tzborislavova@bacb.bg

Italia 

Ambasada e Italisë në Prishtinë

Rr. Mujo Ulqinaku, 9 – Pejton, 10000 Prishtinë 

Tel. +381 38 244 925 

Email: segreteria.pristina@esteri.it

Seksioni i vizave:  

visti.pristina@esteri.it

Letonia 

Ambasada e Letonisë në Lubjanë

Tavčarjeva ulica 10, 1000 Ljubljana, Slovenia 

Tel: +386 1 43 41 620 

Faksi: +386 1 43 41 622 

Email: embassy.slovenia@mfa.gov.l

Aplikacionet për vizë për Letonisë trajtohen nga Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë. 

Lituania 

Ambasada e Lituanisë në Sofje: 

Rr. Alabin  38, kati 3, 1000 Sofje, Bullgari. 

Tel: +359 2 980 6104 

Faksi: +359 2 980 6105 

E-mail: amb.bg@urm.lt

Orari i punës: Hënë - Premte 9:00-18:00 (përveç festave kombëtare). Seksioni i vizave: E hënë – E premte: 10:00-12:00 

Malta 

Ambasada e Maltës në Vjenë

Opernring 5/1, A-1010, Vienna, Austria. 

Tel: +43 1 5865010 

Faksi: +43 1 58650109 

Email: maltaembassy.vienna@gov.m

Orari i punës: 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00 (Hënë - Premte). 

Holanda 

Ambasada e Holandës në Prishtinë

Xhemajl Berisha 12, Velania, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +381 38 516 101/516 102 

Faksi: +381 38 516 103 

Email: nl_kosovo@yahoo.com 

Aplikacionet për vizë për Holandë trajtohen nga Ambasada e Belgjikës në Prishtinë. 

Norvegjia 

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë

Rr.Sejdiu Kryeziu nr. 6, 10000 Prishtina, Kosovë 

Tel: +381 38 232 111 00 

Faksi: +381 38 232 111 22 

Email: embpri@mfa.no

visa.prishtina@mfa.no 

Orari i punës: 09:00 – 16:00 (Hënë – Premte). Thirrjet për aplikim për vizë pranohen nga ora 14:00 – 15:00 (Hënë – Enjte). 

 

Polonia 

Ambasada e Polonisë në Prishtinë: 

Djuro Djakovic 50, 1000 Skopje, fYROM. 

Tel: +389 2 3112 647/+389 2 3133 057 

Faksi: +389 2 3119 744 

Email: 

skopje.amb.sekretariat@msz.gov.pl

Ambasada e Polonisë në Tiranë: 

Rruga e Durrësit 123, Tiranë, Shqipri 

Tel: + 355 4 45 100 20 

Faksi: + 355 4 22 33 364 

Email: 

tirana.amb.sekretariat@msz.gov.p

Website: www.tirana.polemb.net

Rumania 

Zyra Ndërlidhëse e Rumanisë në Kosovë

Azem Jashanica 25, Arberia/Dragodan, 10000 Prishtinë, Kosovë 

Tel: +381 38 604 272 

Faksi: +381 38 604 273 

Email: rouoffice.kos@gmail.co

Orari i punës: Hënë - Premte 09:00 - 12:00. 

Aplikacionet për vizë për Rumani trajtohen nga Ambasada e Rumanisë në Shkup. 

 

Sllovakia 

Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë

Metush Krasniqi 7, Arbëri, 10000 Prishtinë. 

Tel: +381 38 240 140 

Faksi: +381 38 249 499 

Email: 

branchemb.pristina@mzv.sk

Sllovenia 

Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë

Rr. Anton Çetta 6, Prishtinë, Kosovë. 

Tel: +381 38 246 255 / 224 112 

Email: mpi@gov.si

Info për vizë: +381 38 246 255 nga 8:00 deri 13:00. 

Orari i punës: Hënë – Enjte: 08:00-14:00 

Spanja 

Ambasada e Spanjës në Shkup

Ul, 27 Mart, nº 7, 1000 Skopje, fYROM. 

Tel: +389 2 3231 002/+389 2 3215 411 

Faksi: +389 2 3220 612 

Uebsajti: www.maec.es

Suedia 

Ambasada e Suedisë në Prishtinë: 

Rruga Perandori Justinian 19, Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë 

Tel: +381 38 245 795 

Faksi: +381 38 245 791 

E-mail: 

ambassaden.pristina@foreign.ministry.se

Ambasada e Suedisë në Shkup: 

8ma Udarna Brigada No.2, 1000 Skopje, fYROM 

Tel: +389 2 3297 880 / +389 2 3297 898 

Faksi: +389 2 3112 065 

Email: 

ambassaden.skopje@foreign.ministry.se

ambassaden.skopje-visum@foreign.ministry.se

Orari i punës: 08.00 – 16.30 (Premte: 08:00 – 14:00), për çështje të vizave: 09:00 – 11:00 (Hënë – Enjte). 

Zvicra 

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Adrian Krasniqi 11, 10060 Prishtinë, Kosovë 

Tel: +381 38 248 088/089 

Tel: viza: + 381 (0)38 248 090 (14:00-16:00) 

Faksi: +381 38 248 078 

Email pri.vertretung@eda.admin.ch

pri.visa@eda.admin.ch

Orari i punës: 08:00 – 12:30, 13:30–16:30 (Hënë – Enjte), 08:00-12:00 (Premte). 

Tërheqja e pasaportës: 15:30-16:30. Orari i termineve: 13:30-15:30 (Hënë – Enjte) 

 

Programet studimore

Erasmus+ 

Populli i Kosovës mund të përfitojë nga skemat e shumta si pjesë e programit Erasmus+, i famshëm për promovimin e shkëmbimeve studentore ndërmjet vendeve evropiane. 

Megjithatë, Erasmus+ nuk ka të bëjë vetëm me studentët, dhe synon në përgjithësi rritjen e shkathtësive dhe punësueshmërinë, duke përfshirë mësimnxënien tërëjetësore, nëpërmjet shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. 

Erasmus+ është krijuar për t’i përkrahur vendet që duan ta përmbushin potencialin e kapitalit njerëzor dhe social të Evropës. Ka projekte që kanë të bëjnë me arsimin, trajnimin, punën me të rinjtë dhe, për herë të parë, sportin. 

Më shumë informata mbi Erasmus+ mund të gjeni Uebsajtin e Zyrës Erasmus në Kosovë.