Ambasadori Szunyog më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së. Para kësaj, ai ishte Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë dhe i Departamentit të Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Ai ishte gjithashtu Ambasador i Republikës Çeke në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Slloveni. 

  • Image
    Tomáš Szunyog, Head of EU Office in Kosovo/EU Special Representative. 

    Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së.

Ambasadori

Të nderuar vizitorë, 

Mirë se vini në uebsajtin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë. 

Duke shfletuar këto faqe do të kuptoni se çfarë po bëjmë ne për të nxitur lidhje edhe më të ngushta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Do të mësoni më shumë rreth historisë së Bashkimit Evropian, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës që u forcua me anë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit që u lidh ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe është në fuqi që nga viti 2016. 

Zyra e BE-së në Kosovë është porta e përfaqësimit të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian. Një nga detyrat tona kryesore në këtë drejtim është që t’i dalim ndesh kërkesës në rritje për informacion. Shpresoj që uebsajti ynë do t’i ndihmojë qytetarëve që ta kuptojnë më mirë Bashkimin Evropian dhe do të ofrojë një bazë për diskutim të hapur për çështjet që lidhen me bashkëpunimin dypalësh me BE-në. Ju inkurajojmë gjithashtu të na ndiqni në Facebook, Twitter, Instagram dhe YouTube

Uebsajti ynë ofron qasje në informacion mbi dokumentet kryesore në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe përparimin e saj në rrugën evropiane. 

Instrumentet financiare në mbështetje të kësaj përpjekjeje e bëjnë BE-në të jetë investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh në Kosovë. Me kontributin bujar të tatimpaguesve të saj, BE-ja vë në dispozicion të Kosovës gati 100 milionë euro në vit për ta bërë realitet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Që nga viti 1999, kjo mbështetje ka arritur në gjithsej 2.5 miliardë euro. 

Shpresoj se uebsajti ynë dhe prezenca jonë në rrjetet sociale do të jetë e dobishme për ju. Gjithsesi, ne mirëpresim mendimet dhe sugjerimet tuaja, të cilat do të na ndihmojnë që t’i zhvillojmë më tej platformat tona. 

Tomáš Szunyog 

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së