Mesazhi i ambasadorit Samuel Zhbogar në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë
Të gjithë në Bashkimin Evropian duhet të ndjehen të sigurt dhe të lirë të jenë vetvetja. Ne kemi nevojë për barazi për të gjithë dhe barazi në çdo kuptim të fjalës.
Duke qenë forca globale për të mirë që ka respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit midis vlerave themeluese të saj dhe 'Të bashkuar në diversitet' si parullën e saj më të njohur, BE-ja duhet të jetë një shembull i asaj që nënkupton barazia në jetën e përditshme. Kjo pritet nga të gjitha Shtetet Anëtare - ato aktuale dhe të ardhshme.
Lufta për të drejtat e personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë (LGBTI) buron nga historia shekullore e shtypjes sociale dhe vuajtjeve individuale.
BE ka kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë këtë luftë institucionale. Por, ka ende shumë punë për tu bërë. Ne vazhdojmë të punojmë në të, duke pritur që anëtarët tanë të ardhshëm të ndjekin shembullin tonë.
Pothuajse një vit më parë, Maqedonia e Veriut organizoi me sukses Paradën e saj të parë të Krenarisë. Ka përgatitje për rregullimin e procedurave të njohjes gjinore. Shoqëria civile dhe policia filluan të bashkëpunojnë për çështjen e procedurave në lidhje me personat LGBTI.
Akoma, gjuha e urrejtjes dhe paragjykimet shoqërore ndaj personave LGBTI janë të pranishme, veçanërisht në rrjetet sociale. Kryerësit e sulmeve në qendrën LGBTI në Shkup të disa viteve më parë ende nuk janë identifikuar dhe nuk janë sjellë para drejtësisë. Ka raporte që personat transgjinorë i nënshtrohen qëndrimit negativ nga personeli mjekësor dhe nuk kanë qasje të plotë në kujdesin shëndetësor. Dhe kjo nuk duhet të jetë kështu.
Mbrojtja ligjore kundër diskriminimit të personave LGBTI është thelbësore në çdo shoqëri demokratike. Prandaj, nevoja për një legjislacion efektiv kundër diskriminimit ku orientimi seksual dhe identiteti gjinor krijojnë, ndër të tjera, baza ligjore për mbrojtje.
Në rrethanat aktuale të Covid-19 që sjellin në plan të parë solidaritetin, le të sigurohemi që të gjithë njerëzit të kanë qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor. Le të sigurohemi që të gjithë njerëzit mund të jenë vetëvetja. Dhe të ndjehen të pranuar për këtë.