EUROTON: Së bashku në distancë, të bashkuar në solidaritet, festojmë Ditën e Evropës
Ndërsa pandemia e Covid-19 nuk lejon mbledhje fizike në Ditën e Evropës si në vitet e kaluara, sigurisht që na jep arsyen për të festuar 9 majin edhe më zhurmshëm se kurrë.
E gjithë Evropa dhe të gjithë Evropianët janë të bashkuar në kapërcimin e kësaj krize të madhe dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë.
Së bashku në distancë, ne do të festojmë me fjalët e një prej themeluesve të BE-së, Robert Schuman, me rezonancë më të fuqishme se kurrë: BE është e ndërtuar mbi solidaritet.
Muzika, arti, debatet me rininë dhe gazetarët për vlerat thelbësore të BE-së, Erasmus, mjedisi jetësor, janë pjesë e programit të këtij viti të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me pjesëmarrjen e Shteteve Anëtare.
Shihni programin e plotë
Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të qëndrojmë së bashku.