Dejvid Gir merr detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut

22.09.2020

Me dorëzimin e letrave kredenciale Kryetarit Pendarovski, Ambasadori i BE-së Gir ofron mbështetje të fortë për reformat, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të ndihmojnë vendin të përparojë në rrugën drejt BE-së duke u zotuar se do të punojë për atë qëllim me të gjitha institucionet, aktorët politikë dhe sektorët e shoqërisë.

 

Më 21 shtator, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Dejvid Gir, i dorëzoi letrat kredenciale Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ambasadori Gir tha se ishte i lumtur që është në Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar BE-në. Ai u zotua gjatë mandatit të tij katër-vjeçar të punojë me të gjitha institucionet, forcat politike, aktorët dhe sektorët e shoqërisë në të gjithë vendin. Kryetari dhe Ambasadori Gir shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, përparimin që ka bërë vendi, si dhe reformat dhe sfidat e ardhshme. Ambasadori shprehu vendosmërinë e BE-së për të mbështetur procesin e reformave pozitive në interes të lirive, prosperitetit dhe sigurisë së qytetarëve të zakonshëm.

 

Three people during a meeting

 

“Marsin e kaluar, Këshilli i BE-së mori vendimin historik për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Kjo erdhi pas arritjeve të rëndësishme në reforma, vendimeve të vështira që konfirmuan drejtimin e zgjedhur të këtij vendi ", deklaroi Ambasadori Gir  (

).

 https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1308013654340665345

Më parë, Ambasadori Gir i dorëzoi një kopje të letrave kredenciale Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.

 

Two men talking to each other

 

Ministri Osmani deklaroi se Ambasadori Gir vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrugën e vendit drejt BE-së, duke nënvizuar se përvoja dhe mbështetja e tij do të kenë një vlerë të madhe.

Pas takimit të tij me Kryetarin Pendarovski, Ambasadori vizitoi Kuvendin për t'u takuar me Kryetarin Talat Xhaferi. Ambasadori nënvizoi rëndësinë e një konsensusi ndërpartiak mbi reformat evropiane. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për një numër reformash prioritare.

https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1308088062224863236