Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën
e Maqedonisë së Veriut

Vizita e Komisionerit për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei

17/01/2020 - 14:15
News stories

Të mërkurën, më 15 janar 2020, Komisioneri për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei e vizitoi Maqedoninë e Veriut, në vizitën e tij të parë përtej kufinjve të Bashkimit Evropian, duke dërguar një sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në tërësi mbetet prioritet. Gjatë vizitës së tij, Komisioneri Varhei u takua me Kryetarin Pendarovski, Kryeministrin Spasovski dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai poashtu u takua edhe me liderët e dy partive kryesore – liderin e LSDM-së, Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Komisioneri Varhei gjithashtu e theksoi edhe zotimin e tij personal integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar, "Komisioni gjeopolitik nuk mund të funksionojë pa ndikim më të madh në rajon". Mediat e reflektuan gjerësisht optimizmin e tij për hapje të negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së së shpejti, që do të jetë synimi kryesor në periudhën në vijim, kur paralelisht me përmirësimin e metodologjisë së negociatave, Komisioni gjithashtu do të punojë në së shpejti hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përveç kësaj, Komisioneri Varhei poashtu tha se Komisioni Evropian do ta përkrahë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, do të punojë në përforcimin e pranisë së BE-së në rajon dhe do të ndihmojë në zvogëlimin e dallimit në kuptim të zhvillimit ekonomik mes BE-së dhe vendeve të Balllkanit perëndimor.

Komisioneri gjithashtu e lavdëroi përparimin që Maqedonia e Veriut e ka arritur deri tani. "Maqedonia e Veriut ka qenë stabile në reforma falë qeverive të cilat i kanë kushtuar përpjekjet e tyre kësaj. Dhe jo vetëm kjo qeveri, por gjithashtu edhe ajo para kësaj dhe qeveria para këtyre.

Ka një konsenzus nacional  dhe shpresoj që ky konsenzus nacional do të shkojë gjatë. Kjo do të ndihmojë me sfidën gjithnjë e më të madhe posa të hapen negociatat qasëse," Varhei deklaroi.

Varhei poashtu e përshëndeti përparimin mbresëlënës në reformat e vështira të cilat i ka bërë vendi dhe e theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtij momentumi dhe vazhdimit të reformave. Ai në veçanti e theksoi rëndësinë e sjelljes së ligjit për prokurori publike para zgjedhjeve të caktuara për në prill. Më tej, ai gjithashtu theksoi rëndësinë të vazhdohet me zbatimin e Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, pavarësisht nga ajo se kush është në pushtet.