Solidariteti në vepër: TeamEurope ndihmon në evakuimin dhe trajtimin e viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Pacientët me lëndime më të vogla janë trajtuar në spitalet e Maqedonisë së Veriut.
75 pacientë u dërguan për trajtim jashtë vendit përmes veprimive dypalëshe, kryesisht nga vendet fqinje, Bullgaria, Greqia, Serbia, por edhe Turkiye dhe Austria, që në orët e para pas katastrofës dhe para se qeveria të aktivizonte Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (EUCPM). Në kuadër të mekanizmit, BE-ja ofroi evakuim dhe trajtim mjekësor për 40 pacientë; 13 shtete anëtare ofruan trajtim dhe 11 shtete anëtare dhe 1 shtet pjesëmarrës vendosën në dispozicion mjete transporti. Vende të tjera, përfshirë Belgjikën dhe Republikën Çeke, mobilizuan ekipet mjekësore dhe erdhën në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar autoritetet në trajtimin e pacientëve.

EU
Në rast të një katastrofe të shkaktuar nga njeriu ose katastrofe natyrore, pjesëmarrësit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (përveç Shteteve Anëtare të BE-së, ka edhe 10 shtete të tjera pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Turkiye dhe Ukraina) mund të kontaktojnë Qendrën e Koordinimit të Emergjencave të BE-së (ERCC) për të kërkuar ndihmë. Pasi të aktivizohet mekanizmi dhe vendi që kërkon ndihmë t’i ketë specifikuar nevojat e tij për ndihmë, vendet e BE-së dhe shtetet pjesëmarrëse mund të ofrojnë ndihmë urgjente, duke përfshirë vende në spitale të specializuara jashtë vendit. ERCC koordinon vendosjen dhe dhënien e ndihmës dhe BE-ja i mbulon 75% të shpenzimeve logjistike.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut është duke bërë vlerësimin e nevojës për pajisje mjekësore, të cilat mund të kërkohen përmes UCPM. BE-ja mbetet në komunikim të ngushtë me autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe është e gatshme të mobilizojë më shumë ndihmë nëse është e nevojshme.
Edhe një herë, EUCPM ka dëshmuar të jetë një instrument i fuqishëm i solidaritetit europian që ofron ndihmë për partnerët në raste nevoje.