Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Kallas në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së

fjalimin e saj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Kaja Kallas deklaroi se BE-ja qëndron fuqishëm me Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, se e ardhmja e vendit përket në BE dhe se duhet të qëndrojë në rrugën e duhur dhe të ndërmarrë hapat e mëtejshëm të nevojshëm drejt hapjes së negociatave.

 

Ajo theksoi përafrimin e vendit me Politikën e Përbashkët Europiane të Sigurisë dhe të Jashtme, kontributin e vendit në misionin Althea në B&H dhe përpjekjet e qeverisë për realizimin e axhendës reformuese.

Gjatë vizitës, që ishte pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Kallas, së bashku me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, përkatësisht me Timço Mucunskin dhe Vllado Misajllovskin, morën pjesë në hapjen e Dialogut të Sigurisë dhe Mbrojtjes midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja dhe Ministri i Mbrojtjes vizituan gjithashtu Task Forcën Mjekësore Ballkanike (BMTF) në Kazermën e Ilindenit. Që nga viti 2023, Këshilli ka miratuar tre paketa dypalëshe mbështetëse në kuadër të Fondit Europian për Paqen për të forcuar kapacitetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, me një shumë prej gjithsej 38 milionë eurosh. Paketat aktualisht i ofrojnë Maqedonisë së Veriut pajisje ushtarake dhe trajnime në fushën e logjistikës, inxhinierisë, ISR (Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit) dhe luftës elektronike, lëvizshmërisë, sistemeve të komunikimit dhe informacionit, pajisjeve mjekësore dhe të trajnimit. Maqedonia e Veriut gjithashtu përfiton nga mbështetja e EPF-së në kuadër të një mase ndihme rajonale për Task Forcën Mjekësore Ballkanike, në shumën prej 6 milionë eurosh për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe spitaleve në terren.

Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendës Presidentja Kallas e përmbylli vizitën e saj me një takim me të rinjtë në Europe House.

 

HRVP visit

HRVP visit

HRVP visit