BE-ja publikon Thirrje për investime private në Ballkanin Perëndimor për të nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin në BE

Në Samitin ADRIA 2025 në Mal të Zi, sot Bashkimi Europian shpalli një Thirrje për Shprehje Interesi për të mobilizuar investimet private në Ballkanin Perëndimor me qëllim mbështetjen e rritjes ekonomike të rajonit dhe integrimin në tregun e vetëm të BE-së. Bizneset nga BE-ja, ZEE-ja (Zona Ekonomike Europiane) dhe Ballkani Perëndimor ftohen të paraqesin propozime për projekte investimi, me një afat kohor deri më 21 maj 2025.

Komisioni Europian do të shqyrtojë propozimet dhe do të synojë të mbështesë projektet më të përshtatshme me politikat e saj, instrumentet teknike ose financiare të disponueshme. Qëllimi është të nxiten investimet private në zhvillimin e infrastrukturës, diversifikimin ekonomik, tranzicionin e dyfishtë atë të gjelbër dhe dixhital, dhe integrimin e zinxhirit të vlerës në BE, me synimin për të krijuar vende pune dhe për të kapërcyer hendekun e konvergjencës ekonomike me BE-në në përputhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Komisionerja për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore Marta Kos tha: "Ne nuk po flasim vetëm për investime, ne po flasim për transformim. Po kërkojmë projekte innovative dhe transformative, që do të shtyjnë përpara Ballkanin Perëndimor dhe do të forcojnë lidhjet e tij me BE-në. Ftoj kompanitë private të shfrytëzojnë mundësinë dhe të na bashkangjiten në këtë udhëtim, për të investuar, për të krijuar risi dhe për të formësuar të ardhmen e rajonit."

Fushat prioritare të Thirrjes – bazuar në prioritetet strategjike të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor – janë si më poshtë: