Çmimi “Babylon – Gjenerata e Re” 2025 Për Përkthimin Më Të Mirë Studentor

Më 25 shtator 2025, Delegacioni i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut në partneritet me Fakultetin e Filologjisë “Blazhe Koneski” – Shkup, ndau Çmimin BABYLON – Gjenerata e Re 2025 për Përkthimin më të Mirë Studentor. Eventi u mbajt në Europe House në Shkup me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve.
Çmimi BABYLON synon të mbështesë përkthyesit e rinj në Maqedoninë e Veriut dhe të theksojë rëndësinë e cilësisë në përkthimet letrare. Konkursi është i hapur për studentët, që mund të aplikojnë me një përkthim të një vepre letrare nga cilado prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Europian në cilëndo prej gjuhëve që fliten në vend.
Çmimi i këtij viti iu nda Jana Sekulloskës për përkthimin e saj të tregimit të shkurtër “Nënat ishin të gjitha njësoj” (nga Joseph O’Connor) nga anglishtja në gjuhën maqedonase të cilin ia dorëzoi Ambasadori i BE-së Michalis Rokas. Çmimi përfshin një udhëtim studimor lidhur me përkthimin, si dhe botimin e përkthimit fitues në Përmbledhjen vjetore të veprave të Fakultetit të Filologjisë “Blazhe Koneski” – Shkup.

EUD