Orav: BE dëshiron të shikojë zgjidhje të qëndrueshme për komunitetin sërb në Kosovë

Në intervistën për Kosovo onlajn, ambasadori i BE në Kosovë Aivo Orav, ka folur për pozitën e komunitetit sërb, trashëgiminë kulturore, dialogun, përbërjen e policisë kosovare në katër komunat e veriut, por dhe asaj që nuk do të ishte e mundur që sërbët të çelin biznese dhe në Mitrovicën e Jugut apo dhe në qytete të tjera.

1. Bashkëjetesa e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë - sa mund t'i ndihmojë Misioni i BE-së që të dy komunitetet të bashkëpunojnë më mirë dhe të jetojnë së bashku?

Orav bën të ditur se “BE vazhdimisht mbështet Kosovën dhe karakterin e saj multietnik dhe do të vazhdojë t’a bëjë këtë”.

"Përvojat e kaluara dhe shembujt e suksesshëm në BE, tregojnë për një element të domosdoshëm që na udhëheq: që pajtimi të jetë i suksesshëm, duhet të jetë lokal-do të duhet të vijë nga vetë komuniteti dhe duhet të bazohet në komunikimin direkt dhe ndërveprimin kuptimplotë përmes shqiptarëve kosovarë dhe sërbëve kosovarë, si dhe përmes të gjitha komuniteteve të tjera. Në këtë kontekst shoqëria civile luan rol kyç në inicimin e përpjekjeve për pajtim dhe angazhim aktiv në lidhjen e komuniteteve, ndërtimin e besimit, pajtimit dhe iniciativave për nismat e pajtimit dhe përkujtimit të monumenteve. Megjithatë, nuk duhet të injorojmë rolin thelbësor të liderëve të zgjedhur, të cilët duhet të shmangin retorikën përçarëse dhe të lehtësojnë dialogun mes komuniteteve dhe krijojnë politika gjithëpërfshirëse që sigurojnë që të gjithë anëtarët e komunitetit të ndihen të sigurt. Është e qartë se politikanët dhe vendimmarrësit luajnë rol kyç në këtë këndvështrim, duke mbajtur përgjegjësinë kryesore për promovimin e bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve. Për t’a përmbledhur, nevojiten qasje nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart”, thotë Orav.

Ky i fundit thekson se kusht thelbësor për rrugën drejt BE, si për Kosovën dhe Sërbinë është normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i detyrimeve nga dialogu.

"BE ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë. Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Kaja Kallas, dëshiron që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Kusht thelbësor për rrugën e Kosovës dhe Sërbisë drejt BE, është normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i detyrimeve nga dialogu. Egziston mundësia për të përmirësuar procesin, pasi të dy palët janë të përkushtuara për të përmirësuar procesin. Përveç kësaj, ekipi i përfaqësuesit special të BE në Kosovë dhe Zyra e BE mbështesin procesin e pajtimit si në nivel politik ashtu edhe në atë teknik. Shembulli më i mirë i kësaj mbështetjeje teknike është projekti “Inkurajimi i mirëkuptimit ndëretnik mes të rinjve" financuar nga BE ku ka për synim vendosjen e bashkëpunimit mes komuniteteve të ndryshme. Gjithashtu inkurajojmë shkëmbimet lokale rreth temave specifike, ku komunitetet mblidhen për të diskutuar rreth mënyrave praktike për t’ua lehtësuar jetën e përditshme.

 

Kur diskutohet veriu i Kosovës, a është e mundur që në Mitrovicën e Jugut të egzistojnë kafene dhe dyqane pronarë të të cilave të jenë sërbë...ashtu sikurse tani keni në Mitrovicën e Veriut kafene dhe dyqane pronarët e të cilëve janë shqiptarë?

Ndonëse e kuptoj se themelimi i biznesit në pronësi të shqiptarëve kosovarë në rrugën kryesore të Mitrovicës së Veriut ka ngritur tensione në nivel lokal, nuk e shikoj se përse çelja e një biznesi në pronësi të sërbëve kosovarë në Mitrovicën e Jugut dhe qytetet tjera në Kosovë nuk do të ishte e mundur në të ardhmen. Kosova ka ekonomi të tregut të lirë dhe BE do të dëshironte  të shikonte biznese të ndryshme në mbarë Kosovën. Sikurse e dini, falë tregut të përbashkët të BE,  kjo e fundit u mundëson qytetarëve të tregtojnë dhe të bëjnë biznes lirisht, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Pra, ajo që duhet të jetë e rëndësishme, është kualiteti i shërbimeve apo mallrave të ofruara dhe plotësimi i nevojave të tregut. Megjithatë, ajo që do të dëshiroja të shtoja është se dëshirojmë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë të vazhdojë në mënyrë që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe rimëkëmbjen e besimit dhe lidhjeve mes komuniteteve në rajonin e Mitrovicës, nën efekte pozitive të përhapura edhe në mjedisin e biznesit.

 

Sa e vështirë është jeta e sërbëve pasi tashmë duhet të ikin jashtë Kosovës që të përfitojnë paga që marrin prej institucioneve që funksionojnë në kuadër të sistemit sërb?

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e komunitetit sërb kosovar dhe ndikimit negativ që kanë pasur disa veprime mbi ta, përfshirë ndërprerjen e papritur dhe të pakoordinuar të aksesit të tyre në Kosovë në shërbimet themelore publike dhe sociale, si dhe të ardhurat e tyre mujore, duke e bërë jetën e tyre të përditshme më të komplikuar. Pritet që statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Sërbia të zgjidhet në përputhje me marrëveshjet e arritura në Dialog nën ndërmjetësimin e BE. Kjo e fundit dëshiron të shikojë zgjidhje të qëndrueshme për situatën e komunitetit sërb në Kosovë-atë që në mënyrë adekuate zgjidh sfidat e hershme me të cilat përballet popullsia në qasjen tek shërbimet publike dhe ato që garantojnë siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët. Ne në BE, jemi të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët për të siguruar që detyrimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të respektohen plotësisht. Në këtë drejtim, gjithashtu do të doja të bëj të ditur se në Kosovë së fundi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe populli i Kosovës zgjodhi përfaqësuesit e vet në Kuvend. Pres nga të gjithë deputetët që të sillen efikasisht në interes të njësisë zgjedhore dhe Kosovës. Në lidhje me këtë pres që nga njëra anë deputetët e Kuvendit të Kosovës sërbët kosovarë, të angazhohen aktivisht dhe konstruktivisht në punën e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së të gjithë pjesëtarëve të komunitetit që përfaqësojnë dhe nga ana tjetër, që qeveria e ardhshme e Kosovës të punojë inkluzivisht dhe konstruktivisht me përfaqësuesit e zgjedhur të komunitetit të sërbëve kosovarë.

 

Trashëgimia kulturore në Kosovë është çështje mjaft e rëndësishme. A mendoni se trashëgimia kulturore sërbe është mjaftueshëm e mbrojtur-bëhet fjalë për kishat, manastiret, kështjellat mesjetare...dhe si mund të ndihmojë në këtë Misioni i BE në Kosovë?

Trashëgimia kulturore është me të vërtetë me rëndësi të madhe. Ndaj ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës. Në këtë kontekst, Kosova ka detyrë të veçantë që të sigurojë mbrojtje efikase të të gjitha vendeve dhe monumenteve me rëndësi kulturore e fetare për komunitetet e saj. Egziston mekanizëm i mirëkrijuar për mbështetjen e këtyre përpjekjeve përfshirë Njësinë e Policisë së Kosovës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore, e cila ofron siguri fizike 24/7 për disa kisha dhe manastire ortodokse sërbe në Kosovë. Përveç kësaj, Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtjes luan një rol kyç me themelimin e Këshillin për Zbatimin dhe Monitorimin e organit që ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet potenciale mes institucioneve qëndrore e vendore dhe Kishës Ortodokse Sërbe. BE bashkëkryeson këtë mekanizëm dhe jam shumë i kënaqur që shikoj angazhimin e ripërtërirë të të gjitha palëve për të vazhduar punën e këtij Këshilli në muajt e fundit. Kjo jep perspektivë pozitive për të vazhduar atë përmes procesit të nevojshëm dhe në fund të arrihet niveli i mbrojtjes që është i nevojshëm për ruajtjen e trashëgiminë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve.

 

A prisni që situata në veri të Kosovës të normalizohet pas zgjedhjeve vendore nëse sërbët votojnë dhe zgjedhin kryekomunarët dhe këshilltarët që do t’i përfaqësojnë?

Përfaqësuesit vendorë luajnë rol me të vërtetë të rëndësishëm në sigurimin që të dëgjojnë votat e komuniteteve të cilave u shërbejnë, që të adresojnë nevojat dhe interesat e tyre. Është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e plotë të sërbëve kosovarë pa asnjë parakusht. E drejta e votës duhet t'u mundësohet të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote. Ndonëse nuk mund t’a parashikoj të ardhmen, përvoja e kaluar ka treguar se vetëm prania e kryekomunarëve dhe këshilltarëve të sërbëve kosovarë, nuk është në vetvete garanci për normalizimin e situatës në veri të Kosovës. Sikurse thonë matematikanët, kjo është e domosdoshme, por jo dhe kusht i mjaftueshëm. Dhe përveç zgjedhjeve vendore, që të ndodhë normalizimi, nevojitet përkushtimi dhe angazhimi konstruktiv i Kosovës dhe Sërbisë në proces.

 

Sa e rëndësishme është që sërbët të përfaqësohen në Policinë Kosovare në veri?

Po, është shumë e rëndësishme. Policia duhet të pasqyrojë diversitetin etnik të popullsisë së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë se komunitetet dhe pjesëtarët e tyre, kanë të drejtën e përfaqësimit të drejtë në punësim tek organet publike, përfshirë, veçanërisht në shërbimin policor tek zonat e populluara nga komunitetet në fjalë. Në rastin e veriut të Kosovës, Dialogu i ndërmjetësuar nga BE edhe një herë thekson se përbërja e policisë kosovare në veri do të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë së katër komunave e gjithashtu shprehimisht përcakton që komandanti i policisë rajonale të jetë sërb kosovar. Në këtë moment, do të dëshiroja të theksoj se pas dorëheqjeve masive të policëve sërbë kosovar në vitin 2022, Policia Kosovare që atëherë ka rekrutuar breza të rinj të oficerëve nga komunitetet joshumicë, përfshirë dhe sërbët kosovarë. Ky është trend pozitiv, por në vetvete nuk do të merret me përbërjen e policisë në veri të Kosovës. BE vazhdoi t'u bëjë thirrje sërbëve kosovarë të riintegrohen dhe të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet kosovare. Në lidhje me këtë, presim që Beogradi të inkurajojë këtë riintegrim dhe pjesëmarrje të sërbëve kosovarë dhe që Prishtina këtë t’a mundësojë në përputhje me marrëveshjet nga dialogu dhe me respekt të plotë të kornizës ligjore kosovare. Situata momentale në veri të Kosovës, nuk është e qëndrueshme.

 

A mendoni se masat e BE ndaj Kosovës do të hiqen së shpejti?

Kam frikë se nuk mund të jap përgjigje finale për këtë pyetje. Sikurse e dini ish përfaqësuesi i lartë në qershor të 2024, rekomandoi që shumica e masave të hiqej. E më pas në dhjetor të 2024. Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin, bëri me dije se BE gradualisht do t'i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të ndërmarrë nga Kosova për të de-eskalimin e tensioneve në veri. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë, ndërsa vendimi rreth asaj nëse do të hiqen në fund i takon 27 vendeve anëtare të BE pasi për një vendim të tillë nevojitet konsensus.

 

Publikuar nga: Kosovo Online