Nis shqyrtimi analitik i legjislacionit për kapitujt mbi vlerat themelore, si pjesë e procesit të negociatave, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sot Komisioni Evropian rifilloi procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ekspertët nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur të shqyrtojnë ligjet dhe politikat e BE-së të Grupimit 1 “Vlerat themelore”.

Vlerësimi analitik i korpusit të ligjeve të BE-së (acquis), i ashtuquajturi shqyrtimi analitik, u mundëson vendeve kandidate të familjarizohen me ligjet dhe standardet e BE-së, si dhe me detyrimet që ato sjellin. Ai lejon gjithashtu të shqyrtohen nivelet e gatishmërisë dhe planet e vendeve për përafrim të mëtejshëm, duke marrë kështu të dhëna paraprake për çështjet që me shumë gjasa do të dalin gjatë negociatave. Shqyrtimi analitik i legjislacionit është hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ai ka nisur tashmë më 19 korrik 2022, menjëherë pas konferencave ndërqeveritare. Procesi i shqyrtimit analitik është strukturuar sipas gjashtë grupimeve tematike. Këto grupime përfshijnë kapitujt përkatës të acquis së bashku me tema të gjera që lidhen me qeverisjen e mirë, tregun e brendshëm, konkurrencën ekonomike dhe lidhshmërinë.

 

Ushtrimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit përbëhet nga dy faza:

1.      sesioni shpjegues ku departamentet e Komisionit shpjegojnë kapitull pas kapitull acquis e BE-së.

2.      sesioni dypalësh ku çdo vend kandidat ftohet të prezantojë se ku qëndron, sipas kapitullit, me përgatitjet për miratimin dhe zbatimin e acquis.

 

Komisioni Evropian do të vlerësojë dhe do t'i raportojë Këshillit mbi shkallën e gatishmërisë së një vendi kandidat për një grupim të caktuar, planet e vendit kandidat për përgatitjet e ardhshme dhe të dhënat paraprake të çështjeve që me shumë gjasa do të dalin gjatë negociatave.

Këshilli do të vendosë njëzëri nëse do të përcaktojë standardet fillestare për çdo grupim negociues në bazë të propozimit të Komisionit në raportin e shqyrtimit.

 

Për më shume informacion:

EU-Albania factsheet

EU-North Macedonia factsheet

EU accession process step-by-step

Photo coverage