Muzeu i rinovuar i Krujës hap dyert për publikun

  • Muzeu Etnografik i Krujës, i restauruar pas tërmetit të vitit 2019, do të rihapet me ekspozita të reja muzeale të artefakteve shoqëruar me përvoja digjitale.
  • Punimet me vlerën e 850,000€, të zbatuara në kuadër të programit EU4Culture, të cilat përfunduan pas dy vjetësh, përfshijnë konsolidimin strukturor, restaurimin e dizajnin e ri të ekspozitave muzeale dhe interpretimin multimedial.
  • Të ftuar të shquar, mes të cilëve Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Drejtuesja e zyrës së UNOPS në Vjenë, Freya von Groote, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Një objekt i rëndësishm i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, Muzeu Etnografik i Krujës, është rihapur falë punimeve restauruese të cilat u zbatuan pas tërmetit të vitit 2019. Muzeu, i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, është shndërruar në një hapësirë ​​moderne në saj të një investimi prej 850,000€ nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit EU4Culture. UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, menaxhoi projektin dy-vjeçar të restaurimit.

Muzeu i rijetëzuar përmban mbi 1000 artefakte. Ai tashmë u ofron vizitorëve një përvojë edukuese unike me në qendër etnografinë dhe kulturën shqiptare, nëpërmjet tekinave të reja rrëfimit dhe shfaqjeve multimediale, përvojave të realitetit virtual, projeksioneve dhe udhëzuesve audio, ku përfshihet edhe një ekran ndërveprues. Ky i fundit është një atraksion tërheqës dhe novator. Një dhomë veshjeje virtuale, e cila i lejon vizitorët të bëjnë selfie teksa provojnë (virtualisht) veshje tradicionale që datojnë nga shekulli XVIII. Parashikohet që muzeu të tërheqë më shumë vizitorë, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke gjeneruar burime të reja të ardhurash për komunitetin.

Në rihapjen e muzeut morën pjesë SH.T. z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, SH.T. z. Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri; znj. Freya von Groote, Drejuese e zyrës së UNOPS në Vjenë; SH.S znj. Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së; dhe personalitete të tjera.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, u shpreh me këtë rast: “Kam bindjen që rikonceptimi i plotë i kësaj hapësire, i linjës së re muzeale si dhe elementi i shtuar i ndërveprimit interaktiv do të rrisin fuqinë magjepsëse të këtij Muzeu, duke ofruar një përvojë unike dhe të paharrueshme për këdo”.

Ambasadori i BE-së, SH.T. Silvio Gonzato, shtoi: “Programi EU4Culture nuk ka të bëjë vetëm me rinovimin e godinave apo ekspozimin e objekteve. Ka të bëjë me shfaqjen e identitetit kulturor të Shqipërisë. Kur e dimë se kush jemi dhe nga vijmë, nuk kemi frikë nga diversiteti, nga kulturat dhe traditat e tjera. Kjo është arsyeja pse nëpërmjet këtij muzeu dhe programit EU4Culture, ne jo vetëm po ruajmë trashëgiminë shqiptare, por edhe po promovojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse”.

Drejuesja e zyrës së UNOPS në Vjenë, Freya von Groote, u shpreh: “Ky projekt restaurimi tregon angazhimin tonë të përbashkët me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë për të ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm”.

 

Për më shumë informacion, vizitoni:

https://eu4culture.al/

 

Rreth programit EU4Culture

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë. Ai përqendrohet në rinovimin dhe rijetësimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë euro.

 

I bazuar në parimin “Rindërtojmë më mirë”, “EU4Culture” përqendrohet në rinovimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me Kuadrin e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Paralelisht, programi synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen social-ekonomike vendore dhe rajonale.

Më shumë informacion në: www.eu4culture.al 

 

Rreth UNOPS

Misioni i UNOPS-it është të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mirë dhe vendet të arrijnë paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ne ndihmojmë Kombet e Bashkuara, qeveritë dhe partnerët e tjerë për të menaxhuar projektet dhe për të ofruar infrastrukturë të qëndrueshme dhe prokurime në një mënyrë efikase. Lexoni më shumë në www.unops.org  dhe ndiqni UNOPS në Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, YouTube dhe WhatsApp.

 

Rreth Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri po mbështet vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Delegacioni menaxhon programet e Asistencës së BE-së dhe informon publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe opinionistët për procesin e integrimit, institucionet e BE-së dhe politikat e tij. Më shumë në: www.eeas.europa.eu/albania/ .

 

Rreth Muzeut Etnografik të Krujës

Muzeu Etnografik në Krujë dikur ka shërbyer si rezidencë e familjes së shquar Toptani. U ndërtua në vitin 1764 dhe është një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore për të kuptuar kulturën e pasur të Shqipërisë me zakonet dhe traditat e vendit. Muzeu u ofron vizitorëve një mundësi unike për të parë jetën e përditshme të brezave të kaluar, rutinat e tyre, festimet familjare dhe evente të tjera të rëndësishme. Për më tepër, muzeu paraqet njohuri për prodhimin tradicional të ushqimit, vajit të ullirit, rakisë dhe produkteve të tjera vendase.

 

Detajet e kontaktit të shtypit:

Yevgeniy Zelenko, Drejtues i Zyrës së Komunikimit, UNOPS në Shqipëri

yevgeniyz@unops.org | Tel: +355 69 408 6778