Hapet thirrja për Çmimin e BE-së për Gazetarinë Hulumtuese 2024

Tiranë 13 Maj, 2024 – Janë hapur aplikimet për Çmimin e BE-së për Gazetarinë Hulumtuese 2024, përmes të cilit Bashkimi Evropian do të shpërblejë tregimet më të mira të krijuara në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kalendarik. Fondi i çmimeve për vendin tonë është 10.000 euro dhe mirënjohja ndahet në kuadër të projektit “Forcimi i gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II”. Çmimi synon të njohë dhe promovojë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese, si dhe të përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Çmimi vlerëson tregimet më të mira hulumtuese të krijuara gjatë vitit kalendarik të kaluar dhe ndahet në të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnje and Hercegovinë, Shqiperi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut) dhe në Turqi."

Për të dytin vit radhazi, Çmimi i BE-së vlerëson gjithashtu tregimet më të mira rajonale.

Fondi vjetor i shpërblimit për SHQIPËRINË është 10,000 euro. Përveç kësaj, fondi i shpërblimit për çmimet rajonale është gjithashtu 10,000 euro. Do të shpërblehen tri tregimet më të mira të vitit dhe shuma e shpërblimit për çmimet kombëtare dhe rajonale është 5000 (për vendin e parë), 3000 (për vendin e dytë) dhe 2000 (për vendin e tretë) euro.

Secili kandidat mund të zgjedhë nëse dëshiron të nominojë një punim për konkursin kombëtar, rajonal, apo të dy. Një kandidat mund të aplikojë në konkurs me 3 punime më e shumta. Këtë vit, anëtarët e jurisë së konkurseve kombëtare kanë të drejtën ekskluzive të sugjerojnë histori që ata vlerësojnë se kanë vlerë rajonale, për konkursin rajonal, edhe nëse historia nuk ishte nominuar fillimisht për atë nivel të konkursit.

Organizatori i konkursit është sërish Thomson Media, një organizatë me përvojë dekadash në zhvillimin e mediave dhe promovimin e lirisë së medias në nivel global.

 Afati i fundit për aplikim është data 13 Qershor, 2024 në mesnatë (CET).

 

Informacion plotësues

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN Hub, Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) - Hungari, Shoqata e Gazetarëve (AJ) - Turqi, Thomson Media (TM) - Gjermani, Universiteti Goce Delçev Shtip (UGD) - Maqedonia e Veriut, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SSNM) - Maqedonia e Veriut, Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (MASE) - Mali i Zi dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosovë) .

Ndiqni linkun e aplikimit për më shumë detaje: https://euwbmedia.com/2024/05/call-opens-for-eu-award-for-investigative-journalism-2024/

Nëse keni ndonjë pyetje, mund të na kontaktoni në: euawardalb@thomsonmedia.de