"BE-ja për Ty" në rrugë përsëri: Bisedë me nxënësit e Demir Hisarit për BE-në
Është një ditë me diell e hershme pranverore në Demir Hisar.
Vetëm disa vetura dhe këmbësorë mund të vërehen rrugëve përreth Shkollës së vetme të Mesme në këtë qytet me rreth 2000 banorë. Kjo ndërtesë dikur kishte më shumë nxënës para kollapsit të disa kapaciteteve industriale që i shtyri shumë prej banorëve të kërkojnë jetë më të mirë gjetiu. Por, sot, atmosfera në shkollë është shumë më e gjallë se zakonisht.
Rreth 30 nxënës janë mbledhur në një klasë, të emocionuar, por disi të ndrojtur për të diskutuar për BE-në me Përfaqësuesin e saj më të lartë në vend. Aty është Petar Barlakovski, moderator nga OJQ-ja "Forumi Rinor Arsimor " e cila gjithashtu është pjesë e një seriali debatesh me të rinjtë. Ky Forum udhëheq 15 klube rinore nëpër tërë vendin në kuadër të një projekti të financuar nga BE-ja mbi të shprehurit e rinisë.
Emocionimi i heshtur i nxënësve të pranishëm ishte edhe më i madh sepse nëmes tyre e kishin një personalitet të njohur televiziv. Driton Vjeseli luan një nga personazhet më të pëlqyera në TV serialin 'Prespav' i cili i ka fituar simpatitë e publikut të të gjitha brezeve. Vejseli i njohur si Talati e përshkruan 'Prespav ' si një serial i cili trajton çështjet e mentalitetit dhe diversitetit në një mënyrë humoreske. Humori, sipas mendimit të tij, është një mjet për t'i bërë gjërat më të mira – ai i bashkon qytetarët dhe e bën çdo etnicitet të kontribuojë për një shoqëri më të mirë. "Prespav" u mbështet financiarisht nga BE-ja në sezonin e parë për përhapjen e vlerave Europiane. Vejseli thotë se ky serial është një shembull se si diversiteti vërtetë mund të bashkojë, ashtu si thotë një nga sloganet më të njohura të BE-së.
Hyrja e Ambasadorit Zhbogar në klasë e shënon edhe fillimin e debatit. Ai ulet në vendin e vet, iu dëshiron mirëseardhje nxënësve dhe i pyet se çfarë asocojnë ata me BE-në. "Liria, konektiviteti, të hollat" vijnë përgjigjet e para, të thëna në një mënyrë disi të ndrojtur. "Stabiliteti, përmirësim të gjithëmbarshëm, ekonomi më të mirë," thonë nxënës të tjerë pak si me më shumë besim, duke u përgjigjur në pyetjen se pse vendi i tyre duhet të bëhet pjesë e Unionit. Akulli u thye!
Ambasadori pastaj i elaboron vlerat të cilat i përfaqëson BE-ja si motivet kryesore për vendet e tjera për tu bërë pjesë e sistemit. Prioriteti i qytetarëve të BE-së, thotë ai, ka ndryshuar përgjatë viteve të kaluar – nga ekonomia dhe më shumë vende pune deri të ruajtja e sigurisë në vigjilje të fluksit të migrantëve, një shqetësim që është duke ia hapur rrugën lëvizjeve populiste dhe nacionaliste të marrin fuqi. "Sot është me rëndësi të jesh pjesë e një familjeje më të madhe. Është sikur të jesh në një anije të madhe lundrimi në vend se në një varkë të vogël. Deti mund përsëri të jetë i tërbuar por ju jeni më stabël," thotë Zhbogar.
Nxënësit shfaqin shqetësimet e tyre personale. Atë që ata thonë se iu mungon më së shumti në Demir Hisar janë eventet kulturore dhe sportive, jeta shoqërore, mundësitë profesionale dhe infrastruktura. Të gjithë ata duken entuziastë për tu regjistruar në universitet, por jo edhe për tu kthyer në qytetin e lindjes më pas nëse kushtet mbeten të njëjta. Ambasadori thotë se BE-ja ndan 100 milion euro në vit që synon përmirësimin e jetës së njerëzve në tërë vendin. Ai shton se procesi i migrimit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut, një problem të cilin vendet tjera, përfshirë edhe ato të BE-së janë duke e hasur, duhet të trajtohen nga ana e qeverisë.
https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1103667529355087873
Çështja e Bregzitit dhe të menduarit për reforma brenda BE-së imponohen si çështje. Zhbogar e shpjegon rëndësinë e arritjes së një marrëveshje për Bregzit, por gjithashtu potencon se po mendohet në BE për ta zëvendësuar të votuarit me konsenzus me votimin me shumicë për disa çështje të caktuara për ta lehtësuar vendimmarrjen. Ambasadori gjithashtu foli edhe për idetë e të pasurit "Dy BE" - njëra, që do të ishte rreth i brendshëm i vendeve anëtare të cilat duan të rriten bashkë edhe mëtej, dhe e dyta, e përbërë nga vendet tjera. Nuk ka vende tjera të cilat mendojnë ta lëshojnë BE-në, që do të thotë se 27 vendet janë të bashkuara më shumë se kurrë për ta mbajtur BE-në, thotë ai
Gjatë debatit, Marrëveshja e Prespës ishte pjesë e pashmangshme dhe ndryshimi i emrit përballë përfitimeve që vendi i fiton në rrugën drejt BE-së falë kësaj Marrëveshjeje. Me paralajmërim se ai nuk dëshiron të bëjë krahasim mes kësaj çështjeje të ndjeshme për popullatën vendore dhe lëshimet që vendet tjera anëtare i kanë bërë gjatë inlkuadrimit të tyre. Ambasadori i shpjegon ndryshimet që vendi i tij Sllovenia – duheshte ti bëjë për tu bërë pjesë e Familjes së madhe europiane. Kjo përfshin ndryshime në Kushtetutë në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me Italinë dhe mundësia që të huajt të mund të blejnë patundshmëri. Sidoqoftë, anëtarësimi bëri që vendi tij i vogël të fitojë rëndësi më të madhe në skenën ndërkombëtare, gjë që e rriti vetbesimin e tij. Gjuha e tij u bë gjuhë zyrtare në BE. Sllovenia është një vend ku ekonomia po ia del mbarë pas krizës të disa viteve më parë, të drejtat e njeriut respektohen si dhe fluksi i turistëve u rrit në atë masë saqë qytetarët e Ljubjanës kanë filluar të ankohen, Zhbogar thotë me buzëqeshje. Ai shton se ngecja e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së në vitet e kaluar rezultoi me nje kthim mbrapa në përgjithsi, por ndryshimet e ardhshme pozitive do ti japin kuptim ndryshimit i cili nuk ishte i lehtë për qytetarët. Ambasadori i numëron reformat e nevojshme që duhet të bëhen, më së shumti ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, gjyqsinë, shërbimet e sigurisë, lufta kundër korrupsionit...
Para përmbylljes së debatit, për herë të parë në serinë e debateve me nxënës të shkollave të mesme (kjo është e treta me radhë) një vajzë me flokë ngjyrë të kaltër fluoroshente pyet për të drejtat e komunitetit LGBTI. BE-ja plotësisht e përkrah të drejtën e zgjedhjes dhe ndjenjat e të gjithëve, të drejtat që burojnë nga përkatësia etnike, politike apo orientimi seksual, thotë Zhbogar. Ai shpreson që ligji i ri kundër diskriminimit do të bëjë që të gjithë të ndihen "edhe më të barabartë".
Debati në Demir Hisar përfundon dhe pjesëmarrësit drejtohen kah dalja e shkollës. Oborri i shkollës është përplot me nxënës tani. Të emocionuar dhe të buzëqeshur, ata presin që personazhi i tyre i dashur televiziv Talati t'i nënshkruajë fletat që ata i kanë këputur nga fletoret e tyre. Dhe, rradha është e gjatë.
Ishte një ditë e bukur e hershme pranverore në Demir Hisar.