Sanctions policy

Delegacioni i BE-së dhe personalitetet e njohura i bashkëngjiten fushatës #ZaCistoKakoDomaIsto (PërPastërtiSikurNëShtëpi)

01/07/2019 - 10:57
News stories

Në kuadër të fushatës së Delegacionit të BE-së për përkrahje të aktivizmit ekologjik, personeli i ambasadës në krye me ambasadorin Samuel Zhbogar dhanë një shembull se si të gjithë duhet të pastrojnë plehrat në vende publike dhe të kujdesen për këto hapësira njëlloj siç kujdesen për shtëpitë e tyre.

“Ne praktikojmë atë që ligjërojmë” ishte motoja joformale e personelit të Delegacionit që ju bashkuan personelit të servisit publik RTVM në pastrimin e bregut të lumit Vardar, në qendër të Shkupit. Aksioni u përforcua me pjesëmarrjen e aktivistëve ekologjik dhe aktorëve nga seriali i njohur televiziv “Prespav”.   

“Të jesh hero ekologjik është ndjenje e mrekullueshme” tha Ambasadori Zhbogar me buzëqeshje, duke e hequr maskën për një përdorim derisa mblidhte plehra nga bregu i lumit.



Në ndërkohë, tre personalitete të njohur – ish sportistja e hendbollit Indira Kastratoviq dhe aktorët Driton Vejseli dhe Sashko Kocev – edhe formalisht iu bashkëngjiten fushatës.
 
Indira Kastratoviq
https://www.youtube.com/watch?v=WiXhKaFC4XU
 
Driton Vejseli
https://www.youtube.com/watch?v=NxNiSL85H5Y

Sashko Kocev https://www.youtube.com/watch?v=wqSG7yldqOo

Qëllimi i fushatës “Për pastërti sikur në shtëpi” është të ngrit vetëdijen publike mbi mjedisin jetësor, të përkrah aktivistët ekologjik, të frymëzon më shumë persona t’ju bashkëngjiten aktiviteteve në lagjen e tyre, si dhe të inkurajon kryetarët e komunave që të zhvillojnë aktivitete për rruajtjen e mjedisit jetësor në komunat e tyre.