Western Balkans

Drejtori i Përgjithshëm i KE për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim viziton Maqedoninë e Veriut

29/11/2019 - 00:00
News stories

Gjatë vizitës (28-29 nëntor), Christian Danielsson u takua me përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile

 

Në takimet, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerim në Komisionin Evropian Christian Danielsson përsëriti përkushtimin ndaj perspektivës së BE-së të Maqedonisë së Veriut, dhe se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të jetë një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë. Ai vuri në dukje se BE do t'i rikthehet kësaj çështjeje para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020.

Ai pranoi përpjekjet e pashembullta të Maqedonisë së Veriut, në një mënyrë gjithëpërfshirëse, për të ndërmarrë reformat e kërkuara për përparimin në rrugën e saj drejt BE-së, me reformat lidhur me BE-në që synojnë transformimin e vendit dhe sjelljen e përfitimeve konkrete për qytetarët. Ai bëri thirrje që këto përpjekje të vazhdojnë, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, pasi qytetarët presin që agjendat e reformave të ndiqen me vendosshmëri.

Për sundimin e ligjit, ai theksoi rëndësinë e sigurimit të përgjegjësisë për të gjitha krimet dhe për të vazhduar veprimet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Ai insistoi në nevojën për të miratuar ligjin e ri për ndjekjen publike, përfshirë integrimin e Zyrës së Prokurorit Special në Zyrën e Prokurorisë Publike, për të siguruar që përgjegjësia ligjore për krimet që rrjedhin nga dhe lidhur me përgjimet të vendosez për të gjithë ata të përfshirë, pavarësisht pozicioneve të tyre.

Sa i përket funksionimit të gjyqësorit, ai rekomandoi përdorimin dhe forcimin e masave ekzistuese siç janë ato për verifikimin e pasurive ose mekanizmat disiplinor.

Ai vlerësoi përpjekjet e konsiderueshme të qeverisë për të ndërtuar besimin dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai përsëriti se marrëveshja e Prespës ishte një përparim i madh, një shembull për rajonin, i cili, së bashku me traktatin dypalësh me Bullgarinë, duhet të vazhdojë të zbatohet.

Ai përsëriti që Komisioni do të vazhdojë të qëndrojë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të mbështesë vendin në rrugën e saj drejt BE-së.