Western Balkans

Apostolova: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është objektivi kryesor i BE-së

22/11/2016 - 17:22
Lajmet

Shefja e BE-së në Kosovë/PPBE, Nataliya Apostolova nënshkroi të martën më 22 nëntor 2016 Deklaratën e Angazhimit, duke u bërë anëtarja më e re e “Miqtë e fëmijve” gjatë lansimit të “Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve” nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë KOMF. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Angazhimit, Znj. Apostolova dha fjalimin e mëposhtëm:

E nderuara Znj. Kelmendi, i nderuari Kryeminister, avokat i popullit Jashari, ambasadorë dhe të ftuar:

  • Është kënaqësia ime të jem këtu së pari si Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë sepse ngjarja lansuese e këtij Indeksi e sjell Kosovën më afër Evropës. Së dyti, jam e lumtur të jem këtu si grua por poashtu edhe si nënë sepse e shoh që në këtë vend mbrojtja e fëmijëve dhe politikat e fëmijëve janë prioritet shumë i lartë. Jam veçanërisht e lumtur të di që ekziston një koalicion i OJQ-ve në Kosovë i cili punon së bashku mbi të drejtat e fëmijëve. Prezenca jonë këtu është një pasqyrim i faktit që ne të gjithë brengosemi për fëmijët, nevojat dhe të drejtat e tyre. 
  • Duke pasur këtë bashkëpunim në mes të shoqërisë civile dhe autoriteteve, ne ofrojmë siguri që fëmijët trajtohen si anëtarë të barabartë të shoqërisë.
  • Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është objektivi kryesor i Bashkimit Evropian. Të gjitha politikat dhe veprimet të cilat kanë ndikim tek fëmijët duhet të jenë të përcaktuara, të zbatuara dhe të monitoruara në përputhje me interesat e fëmijëve.
  • BE-ja është e kënaqur që ka mbështetur “Indeksin e Mbrojtjes së Fëmijëve” i cili ka për qëllim të nxisë bashkëpunim rajonal, të inkurajojë zbatimin më të fuqishëm të Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe më e rëndësishmja të shërbejë si instrument i politikave për qeveritë, shoqërinë civile dhe donatorët për ta analizuar dhe përmirësuar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve.
  • Veprime konkrete duhet të ndërmirren për të përmbushur obligimet tona për të siguruar respektimin e çdo të drejte themelore të fëmijëve, të cilat duhet të përfshijnë: të drejtën për edukim, shëndetësi dhe shërbimet më të mira shoqërore. 
  • Fëmijët kanë një vend të veçantë në shoqërita tona për shkak të dobësisë së tyre dhe nevojave të veçanta për mbrojtje. Mbrojtje nga llojet e ndryshme të abuzimit dhe kufizimeve të cilat ata përjetojnë.
  • Në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave të fëmijëve është e domosdoshme që autoritetet të krijojnë një plan për financimin e qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve sociale siç është themelimi i granteve specifike për shërbime shoqërore në kuadër të Ligjit për financat e pushtetit lokal
  • Të drejtat e fëmijëve diskutohen sistematikisht gjatë dialogjeve me vendet jashtë BE-së; BE-ja u bën thirrje vendeve partnere për ratifikimin e konventave përkatëse ndërkombëtare, të heqë rezervat, të miratojë dhe rishikojë legjislacionin kombëtar, identifikojë fushat në të cilat asistenca teknike mund të jetë e dobishme dhe të promovojë praktikat e mira të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
  • Në Kosovë, një mjet konkret është Marrëveshja për Stabilizim Asociim. Dialogu mbi qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut duhet të jetë forumi ku të gjitha këto çështje do të diskutohen. Gjatë takimit të fundit të mbajtuar në janar 2016, ne theksuam nevojën që Ligji i ri mbi mbrojtjen e fëmijëve të miratohet në mënyrë të hapur dhe transparente dhe më e rëndësishmja me buxhet të mjaftueshëm.
  • BE-ja në Kosovë ka mbështetur sistemin e drejtësisë për të mitur që nga vitit 2007.  Faza aktuale, e tretë e projektit do të fokusohet në parandalimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në nivel të komunave. Por poashtu edhe në vështrimin e përgjithshëm të kuadrit aktual ligjor.
  • Ne kemi vërejtur përmirësime të kuadrit ligjor mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë gjatë viteve të fundit. Por ne mendojmë se duhet të bëhet më shumë rreth mirëqenies së fëmijëve, veçanërisht duke përmirësuar zbatimin e legjislacionit, politikave dhe alokimit të buxhetit adekuat për fëmijët. Unë them se jam plotësisht e vetëdijshme rreth situatës socio-ekonomike në Kosovë, veçanërisht rreth situatës të fëmijëve me aftësi të kufizuara  të komunitetit romë, ashkalinj dhe egjiptian.
  • Bota do të ishte një vend më i mirë nëse të drejtat themelore të fëmijëve do të respektoheshin, promovoheshin dhe mbroheshin. Fëmijët nuk meritojnë më pak. Dhe ne u jemi borxh atyre së paku aq.
  • Falemnderit shumë.
Seksionet editoriale: