Eastern Europe

BE-ja përkrah industrinë rajonale të filmit

21/08/2019 - 16:28
Video

Deri më tani janë zhvilluar mbi 30 filma të ri nga Ballkani Perëndimor me përkrahjen e programit Evropa Kreative MEDIA e BE-së. Një prej tyre është 'Zoti ekziston, Emri i Saj është Petrunija' nga Teona Strugar Mitevska, që e kishte premierën në Festivalin e Filmit në Berlin këtë vit dhe pasi fitoi disa çmime atje dhe në festivale tjera, tani është finalist i çmimit LUX të Parlamentit Evropian. Në këtë film, producentët nga Maqedonia e Veriut bashkëpunuan me partnerë nga Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Belgjika. Javën e kaluar, punëtorët rajonal të filmit u mblidhëm në Festivalin e 25të të Filmit në Sarajevë, i përkrahur nga programi MEDIA.