European Union External Action

EEAS RSS Feeds

Displaying 11 - 20 of 55

Më 28 mars 2020, Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali për të mbështetur fqinjin e saj të goditur rëndë në luftën kundër Coronavirusit.

Languages:

Të gjithë sapo lamë pas një javë shumë e vështirë me pandeminë e Coronavirusit dhe pasojat e saj globale që pushtojnë titujt dhe mendimet tona. Këto zhvillime errësuan gjithashtu një vendim të rëndësishëm që nuk mori vëmendjen e merituar. Në mes të krizës së Coronavirusit, Bashkimi Evropian vendosi të hapë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet, Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Evropën.

Gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Ballkanin Perëndimor, kisha mundësinë të takohem me njerëz të jashtëzakonshëm dhe frymëzues nga të gjitha sferat e jetës. Zakonisht fokusi i takimeve të mia janë udhëheqësit politik. Por, këtë herë dua t’i vë në pah takimet që i kisha me njerëzit nga ky rajon: aktivistë të rinj që duan ajër të pastër dhe rajon më të gjelbër; gra me entuziazmin për ta arritur ardhmërinë tonë të përbashkët evropiane dhe që luftojnë për rol më të madh në zgjidhje të konflikteve. Shpresoj që të gjithë këta njerëz me ide të mëdha, ekspertizë, talent dhe vendosmëri do të luajnë rol domethënës në avancimin e procesit të aderimit të rajonit në BE. Ata patjetër që duhet ta kenë këtë rol, nëse ky proces duhet të ketë sukses.

Jam i lumtur që dje u pajtuam për një arritje të rëndësishme të BE-së në luftën kundër ndryshimeve klimatike: kemi aprovuar komunikatën e Komisionit Evropian për "Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së".

Këtë vit festojmë 10 vjetorin e Kartës e Drejtave Themelore dhe 30 vjetorin e Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Por, këto të drejta akoma mbesin një sfidë kudo në botë. Në veçanti, fëmijët dhe të rinjtë akoma janë viktima kryesore të shkeljeve të drejtave të njeriut. Ata janë të detyruar të kërkojnë strehim, të rekrutohen si ushtarë, detyrohen të punojnë apo të largohen nga familjet kundër dëshirës së tyre.

Më 1 dhjetor, Josep Borrell mori postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian

Ky vit shënon 30-vjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, por nuk ende po organizojmë ndonjë aheng. Edhe pse kemi bërë një rrugë të gjatë që nga miratimi i saj, të drejtat e fëmijëve vazhdojnë të shkelen çdo ditë

BE-ja dhe UNICEF-i po fillojnë një fushatë globale mbi platformën e mediave sociale, Tik Tok, për t’i fuqizuar fëmijët dhe për t'i inkurajuar që të flasin.

Pages