European Union External Action

BE-ja për ARTIN: "Arti i Mërzisë" vazhdon me "ARRATISJA"

18/05/2021 - 18:09
News stories

Dy muaj pas hapjes së një ekspozite arti që tregon krijimtarinë gjatë pandemisë, rezidenca e Ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, mirëpret ekpozitën e radhës. Këtë herë ekspozita eksploron idenë e artit të arratisjes nga realiteti - një temë po aq estetike sa filozofike. Ekspozita, e destinuar përsëri për të kompensuar mungesën e ngjarjeve kulturore në periudhën e Covid-19 dhe për të ndihmuar artistët vendas të kenë qasje tek audienca e gjallë, do të jetë e hapur dhe falas për publikun deri në fund të qershorit.

 

A është "arratisja" përmes artit një akt i vetë-çlirimit, një mënyrë për të kapërcyer kufizimet ose një mjet për të kuptuar dhe pranuar më mirë realitetin?

Këto pyetje shqyrtohen përmes pikturave, skulpturave dhe instalimeve nga artistë vendas që janë pjesë të ekspozitës "Arratisja" dhe e cila u hap në rezidencën e BE në Shkup më 18 maj nga Ambasadori Dejvid Gir dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Me ndihmën e Galerisë Acanthus të Shkupit, veprat artistike nga Stefan Manevski, Gazanfer Bajram, Dorotej Neshovski, Goran Ristevski, Zulejha Zuberi Ali, Sofia Grigoriadou, Durmish Kjazim, Atanas Botev, Hristijan Tomanoski dhe Voskresija Andreevska shfaqen në ekspozitë.

Ambasadori Gir tha se ashtu si me ekspozitën e parë të hapur në të njëjtin vend dy muaj më parë nën titullin 'Arti i Mërzisë', kjo ekspozitë ofron një mundësi tjetër për publikun për të parë vepra të mrekullueshme të krijimtarisë, si dhe një mënyrë për të mbështetur artistët vendorë dhe punëtorët kulturorë gjatë pandemisë.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 30 qershor 2021.

Rezervoni termin për të vizituar dhe për të marrë bileta falas në platformën vijuese https://www.eventbrite.com/e/art-of-boredom-tickets-146369080861. Të gjitha masat mbrojtëse kundër COVID-19 do të respektohen gjatë vizitave. Të gjithë artikujt e ekspozuar janë në shitje.

 

https://www.youtube.com/watch?v=lkE-xYHWlfM