European Union External Action

IDAHOT 2021: “Bashkë: Duke rezistuar, mbështetur, shëruar!”

18/05/2021 - 17:31
News stories

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Bashkimi Europian ka dërguar një porosi se do të vazhdojë që të luftojë diskriminimin duke u bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, duke nënvizuar situatën e rrezikuar për personat LGBTI në rikuperimin nga KOVID-19 duke kërkuar shoqëri më të drejta dhe më përfshirëse. Në deklaratën e tij, BE ka rikujtuar që të gjithë kanë të drejtë që të jenë ata që janë dhe të duan ata që zgjedhin. Duke siguruar që kjo e drejtë kërkon përpjekje nga të gjithë, çdo ditë, dhe në çdo vend – duke përfshirë Maqedoninë e Veriut.

 

Flamuri i ylberit valvitej përpara ndërtesës të Delegacionit të BE në Shkup në 17 maj. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), BE ka përsëritur përkushtimin e tij të fuqishëm për të promovuar dhe për të mbrojtur në tërësi të drejtat e njeriut të personave lezbik, gej, biseksual, transgjinor, interseks dhe kuir (queer) (LGBTIQ+), duke rikujtuar se demokracitë janë ndërtuar mbi vlerësimin e diversitetit.

Situata me të drejtat e LGBTI-së në Maqedoninë e Veriut shënon një progres të caktuar, por gjithashtu në çështjet që kërkojnë veprim nga institucionet.

Marshi i parë i krenarisë në vend është mbajtur në qershor të vitit 2019. Vitin e kaluar, gjatë pandemisë, është organizuar një ngjarje onlajn e krenarisë. Megjithatë, ka shumë raste të stigmatizimit, margjinalizimit dhe madje gjuhës të urrejtjes, kërcënimeve apo dhunës të vërtetë. Raportet nga Komiteti i Helsinkut dhe ILGA Europë theksojnë rritjen e gjuhës të urrejtjes, si dhe dështimin e institucioneve që të veprojnë në ankesa apo të dënojnë publikisht incidentet e tilla. Këto raporte theksojnë nevojën për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave dhe të rrisin kapacitetet e agjencive të zbatimit të ligjit për të ndjekur penalisht krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes.

Me rastin e IDAHOT, është mbajtur një ngjarje onlajn që ka sjellur bashkë përfaqësuesit e BE-së, aktorët e ndryshëm institucional dhe shoqërinë civile.

 

 

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ka nënvizuar se vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili për herë të parë ka rradhitur orientimin seksual dhe identitetin gjinor si bazë për diskriminim. Është në përgatitje një plan veprimi për të drejtat e LGBTI-së, së bashku me amendamentet të cilat duhet të mundësojnë njohjen ligjore të gjinisë. Ka mbështetje për strehimoren e LGBTI-së, si dhe trajnime kundër diskriminimit për administratën publike.

Natasa Boshkova, Avokate nga Koalicioni Margjini ka theksuar se pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në favor të një personi transgjinor i cili kishte paditur shtetin për mos njohjen e gjinisë, institucionet, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, kanë ndërmarrë përpjekje shtesë për të trajtuar këtë çështje. Ata kanë përgatitur ndryshime në Ligjin për regjistrimin e popullsisë. Njohja ligjore e gjinisë do të ofrojë siguri juridike për personat transgjinor dhe kjo do të nënkuptojë një hap solid përpara për Maqedoninë e Veriut, që është ndër vendet e pakta të Këshillit të Europës që nuk ka një kornizë të tillë ligjore, ka thënë Boshkova.

Deputetja Maja Moraçanin ka folur për Grupin Parlamentar Ndërpartiak që mbështet të drejtat e LGBTI-së, në të cilin ajo është anëtare. Grupi, i themeluar në shkurt të vitit 2018, përveç që ka punuar në miratimin e legjislacionit të ri kundër diskriminimit, punon edhe në ngritjen e vetëdijes publike dhe në sigurimin e mbështetjes nga deputetët tjerë për ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

David Tasevski nga Organizata Fronti Subversiv ka prezantuar një anketë që ka treguar qëndrimet e vazhdueshme diskriminuese sidomos ndërmjet nëpunësve civil. Ai ka theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në adresimin e shëndetit mendor me të cilin përballen personat LGBTI dhe të jenë më të zëshëm në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrotje nga Diskriminimi, ka përmenfur kompetencat e zgjeruara të Komisionit, por edhe nevojën që ai të bashkëpunojë me institucione tjera dhe organizatat e shoqërisë civile në sensibilizimin e publikut, në grumbullimin e statistikave mbi diskriminimin dhe në përforcimin e kapaciteteve të administratës publike

Kjo ngjarje ishte pjesë e projektit të përbashkët rajonal ndërmjet Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. BE-ja, siç ka theksuar Ambasadori Gir, do të vazhdojë që të mbështesë projekte që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e LGBTI-së.

‘Të drejtat janë kuptimplota nëse janë të mbrojtura. Kjo nënkupton që qeveria, parlamenti, sistemi gjyqësor dhe policia punojnë bashkë për të çuar përpara një agjendë pozitive; duke siguruar që mjetet juridike janë në dispozicion kur ndodhin shkeljet, duke vendosur në vend masat administrative për reforma, dhe duke ngritur zërin për të kundërshtuar homofobinë, transfobinë dhe bifobinë’, ka thënë Ambasadori Gir.

BE, ashtu siç thotë edhe deklarata e tij, do të vazhdojë që të udhëheq përpjekjet që të gëzohen në  mënyrë të plotë dhe të barabartë të drejtat e njeriut të personave LGBTI. Përmes Planit të tij të veprimit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë (2020-2024) dhe Strategjinë e parë të Komisionit Europian për barazi të LGBTIQ 2020-2025, BE avancon barazinë në të gjithë fushat e jetës – brenda dhe jashtë BE-së. Kjo vjen në kohë kur mardhënëniet seksuale me konsensus të të njëtjit seks janë ende të kriminalizuara në 69 vende të botës, në 11 prej tyre që ende vazhdojnë të mbajnë dënimin me vdekje për homeseksualitetin.