Maqedonia e Veriut: Shënim për shtyp nga Përfaqësuesi i lartë/Nën-Presidenti Zhozef Borrel pas takimit të tij me Kryministrin Zoran Zaev

11.05.2021

Mirëmengjes të gjithëve,

Kam kënaqësinë e madhe që të mirëpres sot Kryeministrin [e Maqedonisë së Veriut Zoran] Zaev në selinë e Shërbimit për Veprim të Jashtëm, këtu në Bruksel.

Ky është një takim shumë në kohë sepse dje, ne patëm një diskutim të gjatë dhe interesant për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian. Për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm në rajon. Ministrat [e Punëve të Jashtme], që të gjithë, kanë riafirmuar perspektivën Europiane të të gjithë rajonit, Kryeministër.

Ka një mbështetje të fuqishme për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që është e mundur. Ne e dijmë që ju keni pritur për një kohë të gjatë – ndoshta 16 vjet. Jeni shteti i dytë që keni pritur më gjatë në derën e zgjerimit. Por mund t’ju them se kishte një mbështetje të fuqishme nga të gjithë Ministrat [e Punëve të Jashtme] për mbajtjen e konferencës të parë.

Me lejoni që ta theksoj sërish shumë qartë: E thash dje pas Këshillit të [Punëve të Jashtme] , në një konferencë për shtyp dhe dua ta përsëris sot se nuk ka mbështetje për “ndarje” – as në institucionet e Bashkimit Europian, as ndërmjet shteteve anëtare. Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit dhe, ngjajshëm si edhe Shqipëria, meriton që të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit pa shtyrje.

Gjithashtu dua të nënvizojë nivelin tuaj të lartë të harmonizimit me Politikën tonë të Jashtme dhe të Sigurisë. Dhe për mua, si Përfaqësues i Lartë, është shumë e rëndësishme që ju në mënyrë shumë të guxishme – ndonjëherë duke paguar edhe një çmim – jeni harmonizuar me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Ne e vlerësojmë shumë këtë. Dhe unë e kuptoj që është një shprehje e përkushtimit tuaj në rrugën europiane të vendit tuaj.

Unë dua të këmbëngul në këtë ide, Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në mbështetjen tonë kur do vijë deri te gjetja e zgjidhjes për avancimin e rrugës të anëtarësimit, por gjithashtu kur bëhet fjalë për vaksinat. Ne sapo dorëzuam grupin e parë prej gjithsej 120.000 vaksinash tërësisht të financuara nga BE për Maqedoninë e Veriut. Dhe një gjë e tillë vjen pa detyrime, pa kushtëzime. Këto janë sfida gjeopolitike për ne që të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe – Maqedoninë e Veriut në veçanti – që të përballet me pandeminë.

Përkushtimi jonë ishte i qartë në takimin e sotshëm dhe ishte i tillë gjithashtu në diskutimet e 27 Ministrave të Jashtëm të BE dje.

Ju falemnderit për vizitën tuaj.

Link për video: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-205753

 

 

 

 

 

Peter Stano
Lead Spokesperson for Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)460 75 45 53
Zoi Muletier
Press Officer for Neighbourhood and Enlargement/Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)2 29-94306
+32 (0)460794306