European Union External Action

Maqedonia e Veriut: Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Zhozep Borell takoi Kryetarin Stevo Pendarovski

Bruksel, 27/04/2021 - 17:08, UNIQUE ID: 210427_7
Press releases

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Zhozep Borell u takua sot me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Borell përsëriti perspektivën e qartë dhe të pakontestueshme të Maqedonisë së Veriut në BE dhe pret me padurim miratimin e kornizës negociuese nga Këshilli në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari theksoi rëndësinë e vazhdimit të avancimit në reformat e BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit, në interes të qytetarëve të vendit. Ai mirëpriti punën e intensifikuar të vendit në përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Borell dhe Presidenti Pendarovski diskutuan zhvillimet gjeopolitike dhe rajonale dhe partneritetin e privilegjuar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin bashkëpunimin rajonal për të ndihmuar zhbllokimin e potencialit ekonomik dhe përgatitjen e rajonit për anëtarësimin në BE.

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Borell dhe Presidenti Pendarovski diskutuan gjithashtu për sfidat që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19. BE-ja ka siguruar ndihmë të pashembullt financiare dhe partneritet të fortë me Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i pandemisë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor edhe pas kësaj. Në këtë drejtim, BE-ja ka vendosur në tryezë një Plan Ekonomik dhe Investues deri në 9 miliardë € për të siguruar konektivitet më të mirë në Ballkanin Perendimor, rritje më të gjelbër që ka në fokus nevojat e njerëzve.

Autori