European Union External Action

BE disburson 90 milion Euro asistencë makrofinanciare për Shqipërinë

Tirana, Albania, 31/03/2021 - 14:23, UNIQUE ID: 210331_6
Press releases

Komisioni Evropian disbursoi 90 milionë Euro për Shqipërinë sot, për llogari të BE-së, në kuadrin e programit për asistencën makrofinanciare (MFA) lidhur me COVID-19. Shqipëria është vendi i tetë që përfiton një disbursim nga paketa e emergjencës prej 3 miliard eurosh për dhjetë partnerët fqinjë dhe të zgjerimit, që ka për synim t’i ndihmojë me zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Ky disbursim do të ndihmojë në lehtësimin e pasojave të rënda negative sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Virusi nuk njeh kufij: BE-ja i qëndron përkrah Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto momente të vështira.  Ashtu si edhe në rastin e të gjitha programeve të mbështetjes MFA, veprimi i sotëm vjen pas miratimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MM) me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikave që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milionë Euro. Këto kushte politikash lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose përforcimin e mbrojtjes sociale.  Ky program është një provë e fuqishme dhe konkrete e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët e saj në këto momente krize të paprecedentë. 

 

(Për më shumë informacion: Marta Wieczorek – Tel.: +32 229 58197; Enda McNamara – Tel.: +32 229 64976)

Languages:
Seksionet editoriale: