European Union External Action

BE – Ballkani Perëndimor: mbështesni arsimin, gazetarinë profesionale dhe kontrollorët e fakteve për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar dezinformimin

05/10/2020 - 12:49
News stories

Edicioni i parë i Konferencës për shkrim-leximin e mediave BE - Ballkani Perëndimor u zhvillua në 29 shtator duke mbledhur kontrollorë faktesh, të rinj, gazetarë dhe autoritete nga Ballkani Perëndimor, BE dhe më gjerë duke diskutuar për shkrim-leximin mediatik dhe luftën kundër dezinformimit. Konkluzionet e Konferencës theksojnë nevojën që të gjithë aktorët – BE-ja, autoritetet lokale dhe shoqëria civile - të investojnë në arsim, të angazhohen me të rinjtë, të mbështesin gazetarinë profesionale dhe kontrollorët e fakteve në mënyrë që të forcojnë demokracinë dhe të kundërshtojnë deziformimin.

 

Duke u drejtuar në hapjen e konferencës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së / Nënkryetari Borrell tha:

“Gjatë krizës pandemike, kontrolluesit e fakteve dhe organizatat mediatike në Ballkanin Perëndimor zbërthyen lajme të rreme, ekspozuan trendet e dezinformimit dhe informuan qytetarët. Organizatat për verifikimin e fakteve u lidhën me partnerë në rajon, punuan përtej kufijve dhe u bashkuan me organizata në Bashkimin Evropian dhe dhanë kontribut të rëndësishëm në debatin publik. Puna juaj nuk kalon pa u vërejtur. Por fuqizon njerëzit dhe të rinjtë të shprehin mendimet e tyre dhe të bëhen agjentë të ndryshimit.”

Ai gjithashtu shtoi:

“Pasi shumica e pjesëmarrësve të sotëm vjen nga Ballkani Perëndimor, më lejoni të përfundoj duke thënë atë që kam nënvizuar disa herë më parë: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.”

 

 

Konkluzionet e konferencës

Konkluzionet theksojnë se arsimi ka rol vendimtar në luftimin e dezinformimit. Ndërsa janë të aftë të përdorin teknologji të reja, të rinjtë duhet të fuqizohen përmes arsimit zyrtar dhe joformal në mënyrë që të përpunojnë, kuptojnë dhe bashkëveprojnë me sasinë e madhe të informacionit ndaj të cilit janë të ekspozuar. Të rriturit nuk duhet të harrohen pasi ata janë gjithashtu të ekspozuar ndaj dezinformimit dhe shpesh më pak të shkathët në përdorimin e teknologjive e reja. Mendimi kritik dhe shkrim-leximi mediatik janë vaksina kundër infodemikës, si dhe sulmeve ndaj shkencës dhe vënien e shkencës nën pikëpyetje.

Përfundimet theksojnë se gazetaria profesionale është thelbësore për demokracinë. Media duhet të mbështetet në mënyrë që të rritet cilësia e raportimit dhe gazetarisë hulumtuese. Organizatat rajonale të kontrollit të fakteve duhet të rrisin bashkëpunimin e tyre me qeverinë dhe institucionet arsimore, si dhe me mediat dhe kompanitë teknologjike. Partneriteti i Kontrollit të Faktit të Palës së Tretë midis kontrollorëve të fakteve dhe Facebook-ut është një zhvillim pozitiv.

Me përfundimin e konkluzioneve: BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe është e përkushtuar për të ndihmuar rajonin që të ndërtojë qëndrueshmëri në mënyrë që të forcojë demokracinë dhe të kundërshtojë dezinformimin.

 

Fjalët kanë rëndësi: një fjalorth i dobishëm

Për qytetarët që duhet të dinë se si të lëvizin në hapësirën e informacionit digjital, fjalët kanë rëndësi. Pak para mbajtjes së Konferencës, BE u angazhua në një fushatë të mediave sociale bazuar në një fjalorth (lidhja është e jashtme) që ofron përcaktime të temave të diskutuara në konferencë, siç janë dezinformimi dhe liria e mediave.

 

 

Konferenca e shkrim-leximit të mediave në BE-Ballkan Perëndimor dhe zhvillimet e ardhshme

Edicioni i parë i konferencës për shkrim-leximin mediatik BE - Ballkan Perëndimor u titullua "Shkrim-leximi mediatik dhe lufta kundër dezinformimit në kohën e pandemisë". Qindra pjesëmarrës diskutuan në internet dhe në vendndodhjen e konferencës në Bruksel, Sarajevë dhe Banja Luka (Bosnjë dhe Hercegovinë) për politikat e shkrim-leximit mediatik dhe anti-dezinformimit, ndikimin e pandemisë në shkrim-leximin mediatik, besueshmërinë e mediave dhe të rinjtë

Në konferencë morën pjesë një numër folësish dhe pjesëmarrësish të shquar përfshirë ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Radmila Šekerinska, anëtari i Parlamentit Evropian Tonino Picula, shefi i Delegacionit të BE-së/Përfaqësuesi Special në Bosnjë dhe Hercegovinë Johann Sattler si dhe kontrollues të fakteve përfshirë Darko Brkan dhe Tijana Cvjetićanin pjesë e Rrjetit SEECheck (lidhja është e jashtme), artistë si Brano Jakubović nga Dubioza Kolektiv (lidhja është e jashtme) dhe përfaqësues të shoqatave të studentëve si Adnana Turkić nga Shoqata e Nxënësve të Shkollave të Mesme të Sarajevës.

Organizuar nga kontrollues të fakteve të Ballkanit Perëndimor, organizata rinore dhe BE, ngjarja është pjesë e aktiviteteve të BE-së që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë shoqërore në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes për shkrim-leximin mediatik, fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e civilëve shoqërisë dhe lirisë së medias.

BE-ja punon për aktivitete të ardhshme pas Konferencës, duke përfshirë një edicion të dytë që do të mbahet në një kryeqytet tjetër të Ballkanit Perëndimor në vitin 2021.