European Union External Action

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut mbi sulmin ndaj LGBTI aktivistit Bekim Asani

Brussels, 12/08/2020 - 13:29, UNIQUE ID: 200812_3
Press releases

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dënon sulmin personal dhe kërcënimet me vdekje ndaj LGBTI aktivistit, Bekim Asani, dhe i bën thirrje sistemit të drejtësisë penale të hetojë rastin, me qëllim që autorët të nxirren para drejtësisë.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit janë gur themeli i Bashkimit Evropian, ku çdo individ i gëzon këto të drejta, pavarësisht orientimit të tij seksual.

Ligji për parandalim dhe mbrojtjen nga diskriminimi, që u shfuqizua mbi baza zyrtare, ishte ligji i parë në vend, që përfshinte identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për diskriminim.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të mbështesin miratimin e ligjit kundër diskriminimit, nga  Parlamenti i ri, si një çështje me prioritet, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe duke ngelur të përkushtuar në avancimin e të drejtave të njeriut, të LGBTI personave në vend.