European Union External Action

Mogherini për Maqedoninë e Veriut: Hapja e negociatave aderuese është qëllimi ynë i përbashkët

19/03/2019 - 18:21
News stories

Më 19 mars, në takimin e pesëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim Asocimit iu bë një vështrim marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë mbi kriteret politike dhe ekonomike, si dhe mbi bashkëpunimin ekonomik.

“Hapja e negociatave aderuese brenda këtij viti është dhe do të mbetet qëllim strategjik, jo vetëm i Qeverisë por edhe i mbarë vendit”, tha përfaqësuesja e lartë Federika Mogherini pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit me Maqedoninë e Veriut. Nga ana e BE-së, ajo e konfirmoi vendosmërinë që t’i mbështes të gjitha forcat politike të Maqedonisë së Veriut në arritjen e këtij qëllimi, i cili është i përbashkët – si në nivel nacional, ashtu edhe në atë evropian. 

   
Në takim u shqyrtuan një sërë çështjesh të kritereve politike dhe sundimit të së drejtës, e deri në bashkëpunimin rajonal. Këshilli i Stabilizim Asocimit i përshëndeti hapat e rëndësishëm që u ndërmorën nga ana e Qeverisë për avancimin reformave që kanë të bëjnë me BE në mënyrë transparente dhe inkluzive. Duke i mirëpritur arritjet e deritanishme, Këshilli e inkurajoi Maqedoninë e Veriut të vazhdoj me angazhimet e saj edhe në muajt në vijim dhe ta përforcoj zbatimin e reformave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fushat siç është jurisprudenca, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike.  


Duke i komentuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfaqësuesja e lartë theksoi se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë hapën perspektiva të reja për Maqedoninë e Veriut dhe i dërguan një mesazh shumë të fuqishëm rajonit dhe më gjerë. “Na përkujtuat se mund të arrini rezultate historike në marrëdhëniet me fqinjët e juaj dhe të mbeteni të fokusuar në agjendën e integrimit në BE, si dhe në agjendën reformuese”, theksoi ajo.


Në konferencën për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Komisionerin Johanes Han, përfaqësuesja e lartë e lavdëroi dinamikën e reformave në vend, duke theksuar se ndryshimi nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e ligjeve. “Ai, si e para dhe kryesorja, ka të bëjë me qasjen institucionale të Qeverisë”, theksoi ajo.


“Ne do t’ju shoqërojmë në ruajtjen e ritmit të fuqishëm, kështu që e gjithë kjo punë do të rezultojë me rezultate të tjera në muajt e ardhshëm. Me një progres të vazhdueshëm të reformave, Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj do të vazhdojnë në rrugën drejt BE”, konkludoi ajo.