European Union External Action

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë/Zëvendës Presidentes Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn për marrëveshjen e arritur nga partitë politike në Shqipëri

Bruxelles, 19/05/2017 - 11:16, UNIQUE ID: 170519_4
Statements by the HR/VP

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë/Zëvendës Presidentes Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn për marrëveshjen e arritur nga partitë politike në Shqipëri

 

Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017, me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur shpresave të qytetarëve të tyre dhe kanë treguar pjekuri demokratike.

Ky ishte një hap i parë vendimtar. Tani kjo marrëveshje duhet zbatuar sa më shpejt për të përgatitur zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare.  

Duke qenë se vota e Parlamentit për krijimin e organeve të vetingut është pjesë e marrëveshjes, përsërisim rëndësinë e një zbatimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetingut, që është kyç për progresin drejt anëtarësisë në BE. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë.

 

 

Languages: