European Union External Action

Si të aplikoni për një thirrje EEAS për tendera

28/02/2017 - 08:33
Overview

Jeni të interesuar në një prej tenderëve? Shikoni se si të aplikoni për të dhënë ofertë për tender për EEAS.

Tenderët me vlerë të ulët dhe të mesme

Nëse ju intereson një prej tenderëve me vlerë të ulët dhe të mesme, ju mund të shprehni interesin tuaj duke dërguar të dhënat tuaja të kontaktit:

  • emrin e biznesit,
  • adresën postare,
  • personin e kontaktit,
  • adresën e emailit

tek adresa e emailit të kontaktit të specifikuar për secilin tender. Ju lutemi shkruani titullin ose subjektin e tenderit për të cilin interesoheni në “subjektin” e emailit tuaj.

Pas përfundimit të afatit përfundimtar (shprehjes së interesit), ju do të shtoheni në listën e operatorëve ekonomikë të cilëve do t’u dërgohet ftesa për tender me informacion se si të paraqitni ofertën.

Tenderët me vlerë të lartë

Nëse ju intereson një prej tenderëve me vlerë të lartë, ju lutemi ndiqni Fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian ku do të publikohet njoftimi i kontratës. Informacioni mbi mënyrën se si të paraqitni ofertë do të publikohet në një njoftim për kontratë kur të publikohet tenderi. 

Ju do të gjeni këtu më poshtë disa informacione të rëndësishme për kategoritë e kontratave në varësi të vlerës së kontratës dhe se si të aplikohet në një thirrje për tender.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) duke përfshirë delegacionet e BE-së janë subjekt i dispozitave të rregullorës financiare e zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të BE-së, rregullave të aplikimit dhe direktivave të BE-së që lidhen me koordinimin e procedurave për dhënjen e kontratave publike.

Kontratat për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve mbi 1.000 EUR janë subjekt i thirrjes për tender. Në varësi të vlerës së parashikuar të kontratës, kemi kategoritë e mëposhtme të kontratave:

  • Kontratat me vlerë shumë të ulët: kontratat për punë, shërbime dhe furnizime në mes EUR 1.000 dhe EUR 15.000  ;
  • Kontratat me vlerë të ulët : kontratat për punë, shërbime dhe furnizime në mes EUR 15.000 dhe EUR 60.000;
  • Kontratat me vlerë të mesme: kontratat për punë, shërbime dhe furnizime më të lartë se EUR 60.000 dhe nën EUR 144.000 për shërbime apo furnizime ose nën EUR 5.548.000 për pune;
  • Kontratat me vlerë të lartë:  për kontrata për shërbime dhe furnizime nga EUR 144.000 kontrata të punës nga EUR 5.548.000.

Thirrjet për tenderë me vlerë të ulët dhe të mesme janë subjekt i shpalljes para ngjarjes (ex-ante) në faqet e internetit të tenderëve të EEAS (Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian) apo delegacionit të BE-së.Operatorët ekonomik të interesuara për të marrë pjesë në njërën prej thirrjeve për tender duhet të dërgojnë vetëm detajet për kontakt (emrin e biznesit, adresën postare, e-mail adresën) tek autoriteti kontraktues përmes e-mailit deri në afatin e përcaktuar. EEAS ose delegacioni i BE-së pastaj i ftojnë për tenderim të gjithë operatorët ekonomik të cilët kanë shprehur interesin për të marrë pjesë brenda afatit të caktuar. Ju lutem keni parasysh se vetëm tenderët e pranuar nga operatorët ekonomik të ftuar  direkt për tenderim nga EEAS dhe delegacioni i BE-së (ata të cilët kanë marrë ftesë për tenderim përmes e-mailit, postës apo korierit) do të mirren parasysh.

Thirrjet për tenderë me vlerë të lartë duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Informatat mbi dorëzimin e tenderit do të publikohen në njoftimin për kontratë kur tenderi të lansohet.

Seksionet editoriale: