European Union External Action

Ballkani Perëndimor: Fjalim i përfaqësuesit të lartë/zëvendës-Presidenti Zhozef Borrel për edicionin e dytë të konferencës për edukim mediatik BE-BP

Shkup, Maqedoni e Veriut, 27/09/2021 - 16:19, UNIQUE ID: 210927_13
Remarks

President [i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo] Pendarovski, zonja dhe zotërinj, miq të dashur,

Jam i gëzuar që adresojë edicionin e dytë të Konferencës për edukim mediatik të Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor (linku është i jashtëm), që është një ngjarje vjetore në punën tonë me shoqërinë civile dhe institucionet në luftimin e dezinformatave në Ballkanin Perëndimor.

Dezinformatat kërcënojnë demokracitë në botë. Gjatë pandemisë me KOVID -19, është bërë edhe më e qartë se ajo targeton qytetarët, polarizon shoqëritë, sfidon vlerat demokratike, dhe madje kërcënon jetën dhe sigurinë publike përmes këshillave të gabuara shëndetësore.

Ne duhet të punojmë bashkë për të mbyllur hapësirën për dezinformata, të rrisim vetëdijen dhe të avancojmë përgjigjet tona.

Verifikuesit e fakteve, mediat e pavarura dhe profesionale dhe qytetarët në rajon punojnë në mënyrë të palodhshme në luftimin e dezinformatave. Puna juaj është thelbësore.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor tani janë më të vetëdijshëm dhe më rezistues ndaj dezinformatave. Edukimi mediatik ndihmon dhe ne jemi të vendosur për të vazhduar me kontributin tonë në këtë punë në rajon.

Bashkimi Evropian financon studimet që përforcojnë mirëkuptimin; ne promovojnë vetëdijen për këtë çështje dhe investojmë në arsim dhe aktivitete siç janë punëtoritë për studentët dhe mësuesit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, ne nuk mund të bëjmë këtë të vetëm. Trajtimi i dezinformatave kërkon një qasje nga e gjithë qeveria që lehtëson pjesëmarrjen nga e gjithë shoqëria.

Pas 10 ditëve, do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor, ngjarja më e rëndësishme e nivelit të lartë për të diskutuar marrëdhëniet tona.

Nuk ka dyshim se në anën e Bashkimit Evropian: Ballkani Perëndimor është në zemër të evropës dhe ne ndajmë përgjegjësinë për ndërtimin e evropës paqësore, me prosperitet dhe të bashkuar. Dhe ne gjithashtu ndajmë përgjegjësinë për të komunikuar për këtë.

Konferenca që mbahet sot është një shembull i qartë i bashkëpunimit produktiv ndërmjet njerëzve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për të trajtuar sfidat e përbashkëta. Investimi në fuqizimin e njerëzve në Ballkanin Perëndimor nënkupton investimin në një Evropë më të fuqishme.

Dua t’ju faleminderojë të gjithë për kontributin në këtë diskutim të rëndësishëm dhe për punën tuaj të rëndësishme.

Me lejoni që të faleminderojë në veçanti Institutin Maqedonas të Medias për bashkë-organizimin e kësaj ngjarje së bashku me Delegacionin tonë të Bashkimit Evropian në Shkup dhe Grupin e Punës  Stratcom të KESE për Ballkanin Perëndimor.

Sigurisht se pres me padurim qe të lexojë përfundimet tuaja.

Autori