European Union External Action

KE-ja përfundon raundet e para të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Horizon Europe

Bruksel, 08/07/2021 - 11:32, UNIQUE ID: 210708_7
Press releases

 

Komisioni Europian i përfaqësuar nga Kryenegociatori dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Horizon Europe Signe Ratso si dhe zëvendës KryeNegociatori Ruta Zarnauskaite përfunduan raundet e para të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Horizon Europe më 24 Qershor 2021.

Të gjithë partnerët negociues theksuan interesin e tyre të lartë për t'u lidhur shpejt me programin dhe shprehën harmonizimin e tyre të përgjithshëm me prioritetet strategjike të KE-së. Në këto takime, ekipi negociator i KE-së shpjegoi Modelin e Kontributit Financiar të Marrëveshjes së Asociimit dhe elementët kryesorë të Menaxhimit të Shëndetshëm Financiar.

Raundi i dytë i negociatave do të zhvillohet në muajin korrik të vitit 2021. Qëllimi është negociatat të përfundojnë në vjeshtë dhe të nënshkruhen marrëveshjet e asociimit deri në fund të vitit 2021.