THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Shqipëria dhe BE-ja së bashku në luftën kundër korrupsionit

16.11.2016
Teaser

Bashkimi Evropian financon një partneritet të ri kundër korrupsionit në Shqipëri në një aksion të përbashkët me Austrinë dhe Gjermaninë

Text

Nisja e projektit më të madh anti-korrupsion të ketij lloji në vendet e Ballkanit, i financuar me një shumë prej tre Milion Euro nga Bashkimi Evropian, u shpall sot gjatë një takimi të hapur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

 

Përmes projektit të binjakëzimit "Mbështetje për ndërtimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave anti-korrupsion", autoritetet publike të dy Shteteve Anëtare të BE-së hyjnë në partneritet me vendin përfitues me qëllim që ta ndihmojnë administratën shtetërore shqiptare të përgatisë anëtarësinë në BE. Synimi i këtij instrumenti është të arrijë rezultate konkrete përmes veprimtarive të përbashkëta. Binjakët e Shqipërisë në projektin aktual janë Austria dhe Gjermania. Ato do ta mbështesin Shqipërinë gjatë 29 muajve të ardhshme në luftën kundër korrupsionit.

 

Reforma e drejtësisë mbetet guri i themelit i luftës institucionale kundër korrupsionit, sidomos lidhur me ndëshkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve. Ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet që shoqërojnë paketën e reformës nuk duhen penguar duke divergjuar programet politike, por duhet të angazhohemi fort për zbatimin e tyre dhe t’i japim fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Dëshiroj të theksoj se lufta kundër korrupsionit është një betejë që duhet ta bëjmë së pari në të mirë të jetës sonë të përditshme si qytetarë të vendit tonë, në përputhje me mbështetjen e partnerëve tanë dhe në dritën e bashkimit me familjen e madhe evropiane. Pa dyshim, si një nga përparësitë kyçe në progresin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së, fitorja e kësaj beteje është gjithashtu provë se e kemi merituar besimin e partnerëve tanë evropianë që na mbështesin me burime njerëzore dhe financiare”, tha Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Ministri Bledar Çuçi, në fjalim e tij të hapjes para rreth 200 pjesëmarrësve.

 

"Më lejoni të jem i qartë, nuk do të kursehen përpjekjet për të hartuar politika dhe veprime konkrete për ta çrrënjosur plagën e korrupsionit", iu drejtua audiencës Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. "Ajo ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në shumë drejtime. Ajo ndikon në funksionimin e administratës publike dhe në cilësinë e shërbimeve. Ajo ka një efekt të dëmshëm mbi ekonominë. Ndaj kjo do të thotë në terma konkretë më pak shkolla, më pak spitale dhe më pak vende pune. Ja pse jemi sot këtu. Ja pse ky projekt është i rëndësishëm. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është themelore për ta çuar përpara procesin e zgjerimit“ shtoi ai.

 

Rezultatet e pritshme nga ky projekt lidhen me  përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për anti-korrupsionin, por gjithashtu për vendosjen e mekanizmave për zbatimin e ligjeve të Sinjalizuesve dhe të Drejtës për Informim, për të përmirësuar mbikëqyrjen efektive dhe kontrollin e financave të partive politike, për të përmirësuar intolerancën publike ndaj korrupsionit etj.

 

Drejtuesi i Projektit Helmut Weichhart tha: “Me mbi 50 ekspertë dhe një ekip me përvojë në terren në Tiranës jemi të pozicionuar mirë për ta ndihmuar Shqipërinë në mënyrë efikase në luftën e saj kundër korrupsionit”.

 

Pas fjalimeve audienca i bëri pyetje një paneli me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve të pavarura përfituese, si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror Zgjedhor, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.

 

Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e një lufte efektive kundër korrupsionit në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit.

 

 

Për më shumë informacion:

 

Lorena Pullumbi

Shefe e Stafit e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore/

Koordinatori Kombëtar i Antikorrupsionit

lorena.pullumbi@ceshtjetvendore.de

 

Detlef Kreutzer

Këshilltar Rezident për Binjakëzimin

detlef.kreutzer@acalbania.eu

 

Uebsajti i projektit:

www.acalbania.eu

Kategoria
Joint Statements
Location

Tirana

Editorial sections
Albania