European Union Election Observation Mission
Kosovo 2017 Municipal & Mayoral Elections

Shefi i Misionit prezantoi gjetjet preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave

Prishtinë, 21/11/2017 - 15:42, UNIQUE ID: 171121_20
Press releases

Shefi i Misionit Vëzhgues, Z Alojz Peterle, Deputet i Parlamentit Evropian, prezantoi sot gjetjet preliminare të Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në Kosovë të mbajtur me 19 nëntor.

"Këto ishin zgjedhje me konkurrencë shumë të fortë, tha Z. Peterle gjatë konferencës për shtyp sot në Prishtinë. Shumica e komunave të mëdha votuan në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, të cilat u mbajtën në 19 nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë edhe në Prishtinë dhe Pri zren. Në komunën e Parteshit zgjedhjet për kryetar komune u përsëritën në po të njëjtën ditë bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme për anulimin e rundit të parë të zgjedhjeve.”

Fushata u zhvillua në një atmosferë kryesisht të qetë. Garuesit ishin në gjendje të shprehnin mesazhet e tyre lirshëm dhe filluan fushatën menjëherë pas rundit të parë. Gjatë pesë ditëve të fushatës zyrtare, EU EOM vërejti në mënyrë pozitive një numër të m adh debatesh të organizuara nga mediat elektronike, tha Z. Peterle. EU EOM vërejti një tensionim në Gjakovë dhe Mitrovicë (Jug).

Atmosfera në komunitetet me shumicë serbe të Parteshit dhe Kllokotit ishte e polarizuar por nuk ndodhi ndonjë incident i madh. Përfaqësuesit e të dy kandidatëve për kryetar të Parteshit e akuzuan njëri tjetrin për akte të vazhdueshme të blerjes së votave dhe presionit mbi përkrahësit e tyre.

Mediat audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore pesëditore ofruan mbulim mjaft të balancuar në lajme dhe organizuan disa debate zgjedhore ndërmjet kandidatëve.

Në ditën e zgjedhjeve, EU EOM vizitoi 292 vendvotime. Hapja dhe votimi ishin kryesisht të qeta dhe u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Numërimi kryesisht u zhvillua në mënyrë transparente dhe efikase. Megjithatë, disa aspekte të rëndësishme të procesit të votimit dhe numërimit duhet të adresohen në mënyrë që të përmirësohet edhe më tej procesi në ditën e zgjedhjeve.

Qasja në objektet e vendvotimeve për personat me aftësi të kufizuara u dës hmua të jetë e vështirë, ku pak më shumë se gjysma e vendvotimeve të vizituara ishin të qasshme për personat me mundësi të kufizuar të lëvizjes. Aranzhimi i vendvotimeve nuk ishte i përshtatshëm për këta personat në më shumë se një të pestën e vendvotimeve të vëzhguara.

“Të kuptuarit e procedurave të votimit nga votuesit vazhdon të jetë një fushë që ka nevojë të përmirësohet shumë. Fshehtësia e votës u ndikua negativisht nga praktikat si votimi familjar dhe grupor ”, t ha Z. Peterle gjatë konferencës së sotme për shtyp.

EU EOM shpërndau më shumë se 70 vëzhgues në tërë Kosovën në ditën e zgjedhjeve nga 25 shtete anëtare të BE - së si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra. EU EOM do të mbetet në Kosovë për të përcjell procesin në Qe ndrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe zgjidhjen e çdo parashtrese dhe ankese, deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare.