European Union Election Observation Mission
Kenya 2017

Fushata "BE-ja mbron" merret me dilemat mbi vaksinimin nëpërmjet përvojave të njerëzve të rëndomtë

12/11/2019 - 10:45
Lajmet

Në Evropë, vaksinat na kanë mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse si fruthi, shyta ose kolla e mirë gati se një shekull. Kur pjesa më e madhe e popullatës është e vaksinuar, edhe pjesa tjetër është e mbrojtur nga infeksioni, veçanërisht më të rinjtë ose ato që vuajnë nga imunitet shumë të dobët. Por, lajmet e rreme dhe dezinformatat i vënë prindërit në dilemë nëse duhet ose jo të vaksinojnë fëmijët. Në pranverën e vitit 2019, Organizata Botërore e Shëndetit e vendosi Maqedoninë e Veriut mes nëntë vendeve në rajonin më të gjerë Evropian ku numri i të prekurve nga fruthi kërkon përgjigje më të mirë

Në vitin 2012, Evropa u godit nga një epidemi të kollës së mirë. Mari-Pjer pa se si shëndeti i djalit të saj të porsalindur u keqësua për menjëherë pasi u infektua nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ai vdiq para se të arrin moshën ku merret kjo vaksinë. Në fushatën e BE-së, Mari-Pjer dhe prindër tjerë flasin mbi rreziqet e mos-vaksinimit.  Këto prindër nuk janë të vetëm.  

Në videon, njoftoheni me institucionet e shëndetit publik, ekspertët dhe mjekët në Evropë që punojnë së bashku për shpëtimin e jetëve nëpërmjet promovimit të vaksinimit.


https://www.youtube.com/watch?v=CNRuMwgGmA8

Mari-Pjer Lempir, aktiviste, Belgjikë

"Djali ynë, Rafaeli, lindi i shëndosh. Por, pas disa jave, nisi të kollitet dhe iu vështirësua frymëmarrja. Mjekët na thanë se Rafaeli ka kollën e mirë dhe se ka shumë gjasa mos të përjeton. Pas dy netëve të tmerrshme në njësinë për kujdes intensiv, na vdiq në duar".
"U sëmur vetëm disa ditë para datës kur duhej të merr vaksinën e parë. Vaksina do ta mbronte".

Dr. Brixhit Otran, Fakulteti i Mjekësinë në Universitetin Sorbonnë, Francë

"Vaksinat na kanë mbrojtur nga sëmundjet serioze tash më njëqind vjet. Po aq vite, ekspertë sikur unë kanë vlerësuar këto vaksina pa mos dëshmuar efekte serioze anësore."
"Sipas kërkesave të BE-së për siguri, nevojiten diku rreth 12 vjet për të zhvilluar një vaksinë të re. Në Francë, si edhe në vendet tjera të BE-së, zhvillimi dhe testimi i vaksinave ndjek procesin e njëjtë. Gjatë procesit të vlerësimit, kërkojmë që agjencitë mjekësore të BE-së dhe ekspertët e shëndetit publik të kontrollojnë nëse janë paraqitur efekte anësore kudo në Evropë, ose jashtë Evropës."

Andrea Vurc, Gjermane, Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, Suedi

"Dezinformatat online shpërndahen shpejt. Andaj ju ndihmojmë vendeve të BE-së që t'ju përgjigjen dilemave rreth vaksinimit dhe nevojave të qytetarëve të tyre. Raportet tona mujore nga vëzhgimi i situatës me fruthin dhe rubeolën, si dhe publikimet tjera, ju ndihmojnë profesionistëve në shëndetin publik, përfshirë mjekët, që në çdo vend të BE-së të forcojnë programet e tyre për imunizim dhe të parandalojnë epidemi të ardhshme të këtyre sëmundjeve. Falë raporteve tona dhe mendimeve eksperte, specialistët për shëndet publik kanë informatat më të reja mbi vaksinat dhe mjekët munden më mirë të komunikojnë me pacientët."

Dr. Gindrovel Dumitra, Shoqata Evropiane e Mjekëve të Përgjithshëm, Rumuni

"Ordinanca ime është gjithmonë e hapur për prindërit dhe fëmijët e tyre. Në fshatin tim kam takuar shumë njerëz që kishin frikë nga efektet e mundshme anësore nga vaksinat. Përgjegjësia ime është t'i bind që të vaksinojnë fëmijët kundër sëmundjeve me rrezik të lartë të infektimi".
"Nëpërmjet grupeve eksperte të BE-së, kisha mundësi të ndaj punën time  lidhur me imunizimin me kolegë nga Franca, Polonia, Italia dhe vendet tjera evropiane që ballafaqohen me situata të ngjashme".

Marinela Diakonu, banore e Krajovas, Rumuni

"Në gazetat, në Fejsbuk, ne televizion – shumica shprehin brengosjet e tyre për vaksinat. Andaj edhe unë kisha frikë të vaksinojë fëmijët".
"E vizitova mjekun tim që të informohem më mirë. Dr. Dumitra m'i shpjegoi përfitimet nga vaksinimi, siç është zhvillimi i antitrupthave. Më informoi mbi rreziqet nga mos-vaksinimi i fëmijëve të mi pasi ato mund të fitojnë sëmundje ngjitëse dhe mund t'ua përcjellin sëmundjen edhe fëmijëve tjerë".
"Nuk desha të marr vendim pa mos u informuar mirë. Tani do t'i kisha rekomanduar çdo nëne që të vaksinon foshnjën e vet".

A e dini se?

42.000 është numri i rasteve të kollës se mirë (pertussis) të paraqitura në BE/Zonën Ekonomike Evropiane në vitin 2017. Numri i zakonshëm është shumë më i vogël – rreth 20.000. Grupi më i cenuar janë foshnjat që janë tepër të vogla që të pranojnë vaksinën.

35 është numri i vdekjeve nga fruthi në BE në vitin 2018. Vitin e njëjtë më shumë se 12.000 persona në BE janë infektuar me fruth, edhe pse ka vaksinë efikase kundër kësaj sëmundjeje që prej viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.

21,2 milionë është numri i vdekjeve të parandaluar në botë falë vaksinave kundër fruthit, në periudhën 2000 – 2017.

95% është përqindja statistikore e popullatës që duhet të vaksinohet kundër fruthit që të mbrohet e gjithë shoqëria, përfshirë edhe ato që janë tepër të rinj që të vaksinohen kundër fruthit ose ato që kanë shëndet tepër delikat për vaksinim. Kur një pjesë e mjaftueshme e shoqërisë është e vaksinuar, sëmundja vështirë shpërndahet. Ky fenomen quhet "imunitet kolektiv".

48% është përqindja e banorëve të BE-së të cilët, gabimisht, besojnë se vaksinat shpesh shkaktojnë efekte serioze anësore. Kontrolloni burimet e juaja dhe fitoni përgjigje për të gjitha pyetjet që i keni lidhur me vaksinat, këtu: https://ecdc.europa.eu/en/immunisation-vaccines/childhood-vaccination/faq