Turks and Caicos Islands

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian me rastin e Ditës Botërore për Liri të Shtypit, 3 maj 2019

Bruxelles, 02/05/2019 - 12:00, UNIQUE ID: 190426_5
Statements on behalf of the EU

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, në emër të Bashkimit Evropian me rastin e Ditës Botërore për Liri të Shtypit, 3 maj 2019

Në Ditën Botërore për Liri të Shtypit festojmë rolin themelor të shtypit të lirë, jo vetëm si përcjellës i lajmeve të besueshme dhe të sakta, por edhe si shtyllë e demokracisë. Cilësia e proceseve demokratike lidhet me gjendjen e lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së medieve dhe pluralizmit. Nuk ka demokraci pa liri të plotë të shtypit.

Përveç që kanë përgjegjësi të madhe për të garantuar lajme të kontrolluara dhe të sakta para publikut, mediat e lira, të llojjllojshme dhe të pavarura paraqesin gurthemelin e një shoqërie pluraliste dhe të hapur. Gazetaria hulumtuese e plotëson rolin e domosdoshëm të një rojtari i cili ndihmon publikun që të mbaj qeveritë dhe institucionet, në të gjitha nivelet, të llogaritshme për veprimet dhe detyrimet e tyre. Sidoqoftë, jemi dëshmitarë të numrit të rritur të përpjekjeve për të kufizuar hapësirën e medieve të lira, gjithashtu sistematikisht duke minuar kredibilitetin e tyre, dhe një numër tepër i madh i gazetarëve kanë humbur ose kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpalosur të vërteta të pakëndshme.  

Festimi përkujtimor mbarëbotëror, i 26-të këtë vit, ka të bëjë me sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen mediet gjatë zgjedhjeve në kohëra të dezinformimit, si dhe mundësitë e medieve për të përkrahur demokracinë, paqen dhe pajtimin. Dezinformimi ka shumë mundësi që mund negativisht të ndikon mbi proceset demokratike dhe debatet publike në mbarë botën dhe Bashkimi Evropian nuk është përjashtim.     
 
Për shkak të kësaj kemi kemi paraqitur "Planin e Veprimit të BE-së kundër Dezinformimit"(*), që e avancon përgjigjen evropiane për të forcuar rezistencën e shoqërive tona ndaj dezinformimit. Plani përqëndrohet në përmirësimin e zbulimit të dezinformimit, se si të koordinohen dhe bashkohen veprimet e Bashkimit dhe Shteteve Anëtare, si të mobilizohet sektori privat për t'i përmbushur detyrimet e veta, si të rritet vetëdija publike dhe si të fuqizohen qytetarët. Demokracia e shëndoshë mbështetet në debate të hapura, të lira dhe publike, dhe detyra jonë është të mbrojmë këtë hapësirë dhe mos të lejojmë askënd të shpërndajë dezinformata që nxisin urrejtjen, përçarjen dhe mosbesimin në demokraci.

Bashkimi Evropian promovon medie të lira dhe të drejta jo vetëm në vend por edhe në mbarë botën në marrëdhëniet tona me vende të treta, duke përfshirë sigurimin e mjeteve për projekte të caktuara që rrisin gazetarinë cilësore, lirinë e medieve dhe qasjen ndaj informatave publike. Duke marr parasysh shtypjen e rritur mbi gazetarinë e lirë, BE-ja edhe njëherë ripohon përcaktimin e vet për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe medieve brenda kufijëve të saj dhe në mbarë botën.

(*) Më 5 dhjetor 2018, Komisioni dhe Përfaqësuesja e Lartë miratuan Deklaratën e përbashkët në të cilën e paraqitën "Planin e veprimit kundër dezinformimeve".   

 

Seksionet editoriale: