Falkland Islands and the EU

BE-ja përforcon angazhimin për integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor

Tirana, Albania, 18/12/2019 - 13:41, UNIQUE ID: 191218_7
Press releases

Sot, gjatë javës së CEFTA-s, Komisioni Evropian nënshkroi 10 milion Euro grante të BE-së për nxitjen e mëtejshme të integrimit ekonomik rajonal.

Komisioni Evropian e sheh bashkëpunimin rajonal si një element vendimtar për prosperitet për Ballkanin Perëndimor dhe një pjesë thelbësore të udhës së anëtarësimit të tij në BE. Një rajon që praktikon një fluks të lirë mallrash, shërbimesh, njerëzish dhe kapitali është një rajon që demonstron përparim drejt BE-së.

Mbështetja e BE-së për punën e Ballkanit Perëndimor në këtë përpjekje rajonale është përforcuar më tej sot (e mërkurë, 18/12/2019), në Tiranë, me nënshkrimin e tri kontratave të reja financuese me Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) dhe Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Në mënyrë të përshtatshme, kontrata u nënshkrua gjatë Javës vjetore të CEFTA-s, e përshkruar nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, si: “një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përparimin e bërë për rritjen e tregtisë së rajonit. Kjo javë e CEFTA-s, nën kryesinë e Shqipërisë, ka qenë shumë e suksesshme me miratimin e angazhimeve të rëndësishme për të liberalizuar tregtinë në shërbime. Kontratat që nënshkruam sot do të kontribuojnë shumë për t'i kthyer këto marrëveshje në rezultate të prekshme në dobi të biznesit dhe operatorëve ekonomikë të rajonit”.

Grantet e reja janë një shenjë e prekshme e angazhimit afatgjatë të BE-së për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të krijuar një zonë rajonale ekonomike. Objektivat kryesore të granteve do të jenë:

  • Mbështetje për agjendën e CEFTA-s, veçanërisht në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke ndihmuar për forcimin e integrimit ekonomik rajonal (2.8 milion Euro kontribut i BE-së).

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, tha: "Komisioni Evropian ofron një mbështetje të çmuar për CEFTA-n për të përparuar në agjendën e integrimit rajonal dhe konvergjencën graduale të palëve të CEFTA-s në agjendën e BE-së. Ky grant vjen në një moment të rëndësishëm për të bërë progres në fusha të tilla si lehtësimi i tregtisë në mallra dhe shërbime, si dhe tregtia elektronike".

  • Ndihmë administratave për të zbatuar marrëveshjet CEFTA për lehtësimin e tregtisë dhe tregtinë në shërbime, në mënyrë që të bëhen operative për kompanitë nga rajoni (4.4 milion Euro kontribut i BE-së).

Sandra Schenke, Shefe e Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukazit të Jugut në GIZ, tha: "Është nder ta zbatosh këtë projekt, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përafrimit të BE-së. Përpjekjet e CEFTA-s për lehtësimin dhe liberalizimin e tregtisë ofrojnë një shtysë shumë të madhe për integrimin ekonomik rajonal”.

  • Garantimi që zëri i biznesit të dëgjohet dhe që kompanitë - veçanërisht ato të voglat  dhe të mesmet - ta dinë se çfarë mundësish të reja u ofron atyre zona ekonomike rajonale (2.5 milion Euro kontribut i BE-së).

Marko Cadez, President i Bordit Drejtues WIF6 CIF, tha: "Gjatë tre viteve të ardhshme, ky projekt do të mbështesë më shumë se 1.200 ndërmarrje të mesme dhe të vogla nga gjithë Ballkani Perëndimor për të përmirësuar potencialet e tyre të eksportit, për të hyrë në tregje të reja, për t’u bërë furnizues të kompanive shumëkombëshe, si dhe për të tërhequr investimet e huaja".

 

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:

Dasara Dizdari-Zeneli, Oficere për Informacionin dhe Komunikimin, dasara.zeneli@eeas.europa.eu     

Directorate General for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations

CEFTA

Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WB6 CIF)

GIZ   

 

Background:

Krijuar në vitin 2006, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore 2006 (CEFTA) synon të liberalizojë dhe lehtësojë më tej tregtinë midis palëve, stimulimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian. Ajo u ka mundësuar palëve të sigurojnë mbështetje teknike dhe financiare nga bashkësia ndërkombëtare - kryesisht Bashkimi Evropian. Fokusi i CEFTA-s shtrihet në katër fusha parësore: lehtësimin e tregtisë, tregtinë në shërbime, investimet dhe transparencën, si dhe promovimin e investimeve, në mënyrë që të nxisë zhvillimin socio-ekonomik përmes zhvillimit të tregtisë dhe promovimit të investimeve. Puna e realizuar përtej Shtyllës I për tregtinë e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Integrimin Rajonal Ekonomik (MAP REA), është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Languages:
Seksionet editoriale: