Falkland Islands and the EU

Komisioneri Lenarčič në Shqipëri: BE-ja rrit mbështetjen pas tërmetit

Brussels, 05/12/2019 - 08:47, UNIQUE ID: 191205_16
Local Statements

Në misionin e tij të parë si Koordinator për Reagimin ndaj Emergjencave në Evropë, Janez Lenarčič, Komisioner i BE-së për Menaxhimin e Krizave, ndodhet në Shqipëri më 5 dhjetor për të vlerësuar dëmet dhe nevojat parësore për rindërtim.

Kjo pas njoftimit të djeshëm nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për 15 milion Euro fonde të BE-së për të mbështetur menjëherë popullin shqiptar pas tërmetit shkatërrimtar.

Zemra ime është me gjithë viktimat dhe familjet e tyre. BE-ja po ofron solidaritet të prekshëm për popullin shqiptar në këtë çast të vështirë. Dua të falënderoj reaguesit e parë të shumtë, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga e gjithë BE-ja, që ndihmuan. BE-ja është e përkushtuar që të sigurojë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës", tha Komisioneri Lenarčič.

  • Komisioneri Lenarčič do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të diskutuar për ndihmën në vazhdim të BE-së.

  • Komisioneri do të vizitojë gjithashtu Ekipin Evropian të Mbrojtjes Civile në Durrës, si dhe inxhinierë strukturorë italianë dhe grekë, të gjithë të dislokuar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit.

BE-ja ka ndarë gjithashtu 300.000 Euro në fonde të menjëhershme të emergjencës për t'u siguruar njerëzve të cenueshëm strehim, ushqim dhe mbështetje psiko-sociale, të kanalizuara përmes Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Të dhëna

Ekipi Evropian i Mbrojtjes Civile po punon në bashkërendim të ngushtë me Delegacionin e BE-së në Tiranë për të koordinuar reagimin emergjent. Ekipi përfshin ekspertë nga Komisioni Evropian, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Sllovenia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Dy ekspertë nga Vlerësimi dhe Koordinimi i Fatkeqësive i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDAC) e mbështesin gjithashtu ekipin.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së ka dislokuar tre ekipe kërkimi dhe shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Rumania, si dhe ka shpërndarë gjeneratorë, tenda, thasë gjumë dhe kuti të ndihmës së parë nga Belgjika, Sllovakia, Rumania dhe Austria. Suedia ka ofruar gjithashtu tenda, shtretër dhe dyshekë.

Veç kësaj, Shërbimi Kopernik i hartëzimit satelitor të emergjencave i BE-së ka prodhuar gjashtë imazhe satelitore të zonave të prekura për të vlerësuar intensitetin dhe shtrirjen e dëmeve që vijnë nga tërmeti.

Languages:
Seksionet editoriale: