British Antarctic Territory and the EU

Ballkani Perëndimor: Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti Josep Borrell ringjall traditën e shkëmbimeve jozyrtare me udhëheqësit rajonalë

Tirana, Albania, 19/05/2021 - 08:32, UNIQUE ID: 210519_13
Press releases

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell, organizoi një darkë jozyrtare me gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ku u diskutua mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet ai. Në takim mori pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Várhelyi.

Në një atmosferë të hapur dhe të sinqertë, Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën së bashku një reflektim strategjik mbi mënyrat e përshpejtimit të reformave për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve për integrimin në BE, si dhe qasjet për përforcimin e narrativave pozitive dhe konstruktive në rajon dhe rreth tij. Ata ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një objektiv strategjik kyç në interesin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

Udhëheqësit konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për bashkëpunimin rajonal dhe ranë dakord të vazhdojnë t’i trajtojnë sfidat globale, si pandemia Covid-19.

Me mbajtjen e këtij takimi jozyrtar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell po ringjall traditën e takimeve jozyrtare me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Këto takime do të vazhdojnë në të ardhmen.

Languages:
Seksionet editoriale: