Delegation of the European Union to Venezuela

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë / Zëvendëspresidentes Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri

Bruksel, 21/02/2019 - 10:18, UNIQUE ID: 190221_8
Joint Statements

Deklaratë e Përfaqësueses së Lartë / Zëvendëspresidentes Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri

Duke pasur parasysh protestat e sotme në Shqipëri, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t'u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar themelor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por denoncojmë fuqimisht çdo retorikë të udhëheqësve politikë që bën thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kuvendi është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe minojnë progresin që ka bërë vendi në udhën drejt Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat provokuese.

Ne gjithashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim që ta kapërcejnë situatën politike aktuale në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Languages: