Delegation of the European Union to Uganda

Administrata e Kosovës duhet të jetë më efikase në zbatimin e dygjuhësisë

26/09/2019 - 13:43
Lajmet

Ambasadorja Apostolova foli me komisionerin për gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq, lidhur me përdorimin e Ligjit për gjuhët zyrtare

 

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, Shefja e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesja e Posaçme e BE -së, Nataliya Apostolova, foli me komisionerin për gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq, lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Institucionet e Kosovës duhet t’i shtojnë edhe më shumë përpjekjet për zbatimin e dygjuhësisë, përfshirë zhvillimin e Njësisë Qendrore të Përkthimit të udhëhequr nga Zyra e komisionerit për gjuhët.

 

 

"Nëse brezat e rinj nuk janë në gjendje ta mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit, e ardhmja e dygjuhësisë dhe komunikimi më i thellë kulturor dhe shoqëror janë në rrezik. Është në interesin e gjithë Kosovës të mbështetet një shoqëri ku të gjithë e konsiderojnë Kosovën si shtëpi të tyre. Dita Evropiane e Gjuhëve i mbështet vlerat tona të përbashkëta për ta respektuar dhe promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor ,” tha ambasadorja Apostolova.

Seksionet editoriale: