Delegation of the European Union to Tanzania

Presidenti i BEI-së, Werner Hoyer, nënvizon mbështetjen për transformimin e gjelbër dhe digjital në përputhje me planin ekonomik dhe të investimeve të BE-së në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Tirana, Albania, 06/10/2021 - 20:00, UNIQUE ID: 211006_24
Press releases

  • BEI ri-pohoi rolin e vet si financuese kryesor e projekteve të qëndrueshme 

  • Ajo do të kontribuojë në zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve me mbështetjen financiare dhe teknike, dhe do të përforcojë praninë e saj lokale  

  • BEI, si banka e BE-së, mbështet politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor me një qasje të posaçme duke përfshirë promovizimin e konvergjencës me normat dhe standardet e BE-së  

 

Në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Brdo-pri-Kranju, Slloveni, Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Werner Hoyer, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përsëriti mbështetjen e bankës së BE-së për integrimin e rajonit në BE, rimëkëmbjen e qëndrueshme nga pandemia e COVID-19 dhe digjitalizimin e tregut rajonal. Këto qëllime janë pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian (EIP) për Ballkanin Perëndimor, i cili përcakton një paketë investimi me vlerë afro 30 miliardë euro për rritjen e zhvillimit më të qëndrueshëm, më të gjelbër, digjital dhe më të fokusuar te njeriu në rajon. 

Me nismën e Team Europe, BEI synon të kontribuojë në zbatimin e këtij plani të rëndësishëm me mbështetje të gjerë financiare dhe këshilluese. Kjo synon të përshpejtojë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve kyçe për lidhjet e qëndrueshme, digjitalizimin dhe një tranzicion të gjelbër që do të ndihmojë në zbutjen dhe përshtatjen me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Këto iniciativa janë thelbësore për nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike afatgjatë, bashkëpunimin rajonal dhe konvergjencën me standardet e BE-së. 

Presidenti i BEI-t Werner Hoyer tha: "Mbështetja e Bankës Evropiane të Investimeve do të përforcohet nga një prani e rritur lokale dhe një qasje e posaçme në këtë rajon të Evropës. Ky plan rikonfirmon rolin e BE-së si partner kryesor. Ai mundëson përfshirjen e normave dhe të standardeve të BE-së në rajon - para anëtarësimit në BE. Ai do të përshpejtojë integrimin socio-ekonomik të vendeve brenda rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Ai do të sigurojë investime cilësore dhe transparencë, nëpërmjet kërkesave rigoroze të prokurimit.”   

Banka e BE-së do të intensifikojë bashkëpunimin me të gjithë partnerët kryesorë në sektorin publik dhe privat për të zbatuar projektet kryesore dhe produktet financiare thelbësore për transformimin ekonomik të rajonit, duke zgjeruar mbështetjen e saj përtej financimit te dialogu i politikave, ngritja e kapaciteteve dhe avancimi me legjislacionin Acquis të BE-së. Një shembull i kohëve të fundit dhe i rëndësishëm i kësaj qasjeje është samiti i parë hekurudhor i Ballkanit Perëndimor i organizuar nga BEI, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Komisioni Evropian dhe komuniteti i transportit, i cili u mbajt në Beograd. Punimet e ndërtimit kanë filluar gjithashtu në korridorin hekurudhor X në Nish, një projekt kyç i transportit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.  

 "Ne kemi dorëzuar me sukses angazhimin tonë për të kontribuar me 1,7 miliardë euro si një përgjigje e menjëhershme ndaj COVID-19, duke përfshirë – mes shumë projekteve të tjera – skema garancie për punësimin e të rinjve, digjitalizimin e shkollave dhe mbështetjen për NVM-të që të rritet ndikimi i tyre social, sidomos në barazinë gjinore dhe ndërmjet brezave. Si Banka e Klimës e BE-së, ne jemi plotësisht të përkushtuar në mbështetjen e investimit në energji më të pastër, përshtatjen e klimës dhe zhvillimin e gjelbër teknologjikë", - përmbyllir presidenti Hoyer. 

Që nga fillimi i pandemisë, BEI ka ndarë 715 milionë euro në sektorin privat nën nismën Team Europe për të ndihmuar në ruajtjen e vendeve të punës dhe bizneseve, duke përshpejtuar rimëkëmbjen dhe transformimin në modelin e gjelbër dhe digjital. Në vitin 2021, banka e BE-së tashmë ka nënshkruar projekte me vlerë afro 600 milionë eurosh, e cila pritet të zhbllokojë 1,2 miliardë euro investime. Këto fonde janë të dedikuara për të siguruar një rimëkëmbje më të shpejtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  në të gjithë rajonin, futjen e rrjetit më të larmishëm, të besueshëm dhe efikas të energjisë në Serbi dhe përmirësimin e rrjetit të transportit urban në Sarajevë. Në të njëjtën kohë, BEI vazhdoi të ndihmonte në përgatitjen e një sërë projektesh përmes mbështetjes së gjerë këshillimore teknike si nga burimet e veta dhe nëpërmjet granteve të BE. Më e fundit është një grant prej 1,2 milion euro për Republikën Srpska për të mbështetur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza për mbi 216, 000 njerëz. 

Zëvendëspresidentja  e BEI-së, Lilyana Pavlova, e cila është përgjegjëse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, pohoi dhe një herë këtë angazhim në kontekstin e projekteve të ardhshme: "BEI ka nënshkruar tashmë një sërë investimesh të qëndrueshme për rajonin. Qëllimi ishte përmirësimi i infrastrukturës digjitale dhe shkathtësive, modernizimi i rrjeteve kryesore hekurudhore, ujore dhe transportit urban, dhe për të mundësuar punësimin gjithëpërfshirës me kreditimin e parë të stimulit të impaktit të nënshkruar në vitin 2020. Me këto dhe investime të ardhshme, ne synojmë të çimentojmë rolin e BEI si financuesja kryesor e projekteve të gjelbra, të qëndrueshme, digjitale dhe gjithëpërfshirëse në rajon." 

Të dhëna bazë:

Rreth BEI-së:

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është institucioni huadhënës afatgjatë i Bashkimit Evropian në pronësi të shteteve të saj anëtare. Ajo mundëson financime afatgjata për investime të shëndosha për të kontribuar në drejtim të objektivave të politikës së BE-së. www.eib.org 

Rreth BEI-së në Ballkanin Perëndimor

BEI është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2009, Banka ka financuar projekte që arrijnë në afro 10 miliardë euro në rajon. Përveç vijimit të mbështetjes së saj për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, që prej vitit 2010, BEI-ja është shtrirë në shumë fusha të reja, të tilla si kujdesi shëndetësor, kërkimi dhe zhvillimi, arsimi dhe NVM-të. Për informacion të detajuar mbi veprimtaritë e BEI-së në Ballkanin Perëndimor, klikoni faqen e mëposhtme të internetit: https://www.eib.org/en/publications/the-eib-in-the-western-balkans?lang=sq 

Pika kontakti për shtypin:

Gordana Kovačević, g.kovacevic@ext.eib.org, tel.: +381 60 323 343 5 

Faqja e internetit: www.eib.org/press - Zyra e shtypit: +352 4379 21000 – press@eib.org  

Languages:
Seksionet editoriale: